Sot, 29 raste të reja/ Si është gjendja e pacientëve të shtruar në dy spitalet, ja sa janë në terapi intensive e të intubuar

262
Sigal

Ndërkohë që numri i pacienteve të prekur me COVID 19 në vend ka shënuar sërish rritje sot, me 29 raste të reja në 24 orët e fundit, dalin detaje nga gjendja e pacienteve të shtruar në dy spitalet, te Infektivi dhe në Sanatorium.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se në të dy spitalet për COVID në vend po trajtohen aktualisht 71 pacientë.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar”- njoftoi sot MSH.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.