Pas dy vitesh në arrati, arrestohet shefi i kabinetit të Kserës

472
Pas gati dy vjetësh në arrati, policia vuri në pranga ish-drejtorin e kabinetit të ish-ministrit të Punës Spiro Ksera. Klevis Bitro u arrestua në Tiranë nga efektivët e komisariatit numër 1 pranë maternitetit. Bitro akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve gjatë kohës që ka qenë shef kabineti në ministrinë e drejtuar nga të djathtët.
Kleves Bitro ishte shpallur në kërkim prej vitit 2013.
Sigal