Trafik i rënduar në Tiranë, policia bllokon një pjesë të bulevardit, rëndohet trafiku

873
Në rrugët e Tiranës është krijuar kaos, për shkak të trafikut të rënduar. Mësohet se problemet me qarkullimin janë shkaktuar pasi policia ka bllokuar një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohet një aktivitet.

Bllokimi i bulevardit bëri që trafiku të rëndohet pothuajse në të gjitha akset rrugore. Situata më problematike paraqitet në Unazë, ku kalimi i automjeteve është bërë gati i pamundur, ndërsa trafiku është rënduar edhe në “Rrugën e Durrësit” dhe zonën e “Zogut të Zi”.
Sigal