Austria mbështet fuqishëm Kosovën për MSA-në dhe liberalizimin e vizave

431
Austria mbështet fuqishëm Kosovën për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizive. Ministri kosovar i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim drejtorin politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, ambasadorin Jan Kickert, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për procesin e integrimit evropian. Ambasadori Jan Kickert theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke shprehur bindjen se Samiti i Vjenës do të shërbeje si platformë për të konfirmuar forcimin e bashkëpunimit përmes projekteve infrastrukturore të cilat do të ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe nënvizoi se misioni vlerësues për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave që ishte në Kosovë është ndarë i inkurajuar me zbatimin kritereve teknike duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë për përmbylljen e këtij procesi.
Ndërsa ministri Çollaku e ka njohur ambasadorin Kickert për hapat që kanë ndërmarre institucionet e Republikës së Kosovës drejt plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave, duke thënë se pret që brenda këtij viti të ketë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian lidhur me këtë proces. Po ashtu, ministri Çollaku ka theksuar se Kosova është e gatshme për ta nënshkruar edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit sa më shpjet dhe të filloje zbatimin e saj në vitin 2016. Më tej ata kanë biseduar edhe për përgatitjet për Samitin e Vjenës që mbahet në 27-29 gusht, ku vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i drejtohen BE-së me projekte të përbashkëta rajonale, të cilat pritet të financohen nga BE-ja. Lidhur me këtë Çollaku e ka informuar Kickert se Kosova në koordinim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor është e gatshme për prezantimin e projekteve infrastrukturore nacionale të cilat kanë edhe karakter rajonal.
Sigal