Një pjesë e Tiranës pa ujë të pijshëm, ja në cilat zona do ketë kufizime

466
Sigal

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime njofton se do të ketë kufizime të ujit të Pijshëm në disa zona të Tiranës. Shkak bëhen punimet nga ana e kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë. Për pasojë, stacioni i pompimit të Qafë-Mollës ka mbetur përkohësisht pa energji elektrike. Për këtë arsye do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e Saukut, Tiranës së Re, Qesarakës, Ali Demit dhe Shkozës.