Ndizet një vatër zjarri në Berat, flakët pranë banesave

195
Sigal

Një zjarr i madh i është ndezur në një parcele toke pranë ish-uzinës se baterive në Berat.

Flakët kanë marrë përmasa të mëdha nga era e fortë qe fryn duke u përhapur në të gjithë sipërfaqen e tokës, e duke rrezikuar disa banesa përreth saj.

Zjarri ka devijuar edhe në një parcele e mbjellë me ullinj por fatmirësisht zjarrfikësit e vunë në kontroll.

Sipas policisë zjarri ishte i qëllimshëm dhe po punohet për të kapur përgjegjësin.