Banka e Shqipërisë: Qeveria shpenzoi 2.6 miliardë USD për zgjedhjet

230
Sigal

Raporti i Bankës Qëndrore për Politikat Monetare, zbardh shifrat reale, që janë nxjerrë nga buxheti, ku në 6 muajt e parë të vitit, që korenspondon edhe me xgjedhjet e 25 prillit, qeveria shqiptare ka shpenzuar 2.6 miliard dollarë, duke thyer rekordin në historinë e financavekombëtare. Paratë janë përdorur për kompesimin e rindërtimit, për shpërblime, pensione, shpenzime në mjekësi, tendera, PPP etj

Ndërsa është folur gjatë për rritjen e shpenzimeve buxhetore për hir të zgjedhjeve të 25 prillit, është Banka e Shqipërisë ajo që zbardh shifrat reale që janë nxjerrë nga buxheti përgjatë dy tremujorëve të parë të këtij viti. Sipas raportit të sapopublikuar të politikave monetare, rezulton se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë shpenzuar në total, rreth 2.6 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit, me rritje 12.7% në terma vjetorë.

Banka e Shqipërisë raporton se Shpenzimet ishin 145.2 miliardë lekë në tremujorin e dytë, afërisht 1.4 miliardë dollarë, ose rreth 14.5% më të larta se i njëjti tremujor një vit më parë.  Peshën kryesore në rritjen e shpenzimeve të këtij tremujori e mbartën shpenzimet për investime, fondin e rindërtimit, si edhe shpenzimet për sistemin shëndetësor.

Shpenzimet për investime publike në tremujorin e dytë ishin 22.4 miliardë lekë, afërisht 220 milionë dollarë, ose rreth 33% më të larta në terma vjetorë.

Në gjysmën e parë të vitit u realizuan rreth 263.4 miliardë lekë shpenzime buxhetore, nivel ky 12.7% më i lartë në terma vjetorë. Profili i rritjes së shpenzimeve për gjashtë muajt e parë të vitit nuk ka ndryshime nga ai I tremujorit të dytë, ku spikat roli i fondit të rindërtimit, investimeve publike dhe shpenzimeve për fondet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, në rritjen e totalit.

Ndërkaq, deficiti buxhetor u zgjerua me 20.3 miliardë lekë në tremujorin e dytë. Financimi i tij u arrit nëpërmjet shtimit të emetimeve në instrumente afatgjata, si edhe nga përdorimi i tepricave të likuiditetit të krijuar në tremujorin e mëparshëm. Tepricat e likuiditetit gjetën përdorim në shërbimin e borxhit të huaj. Shtesa në emetimet afatgjata në tregun e brendshëm kompensoi dhe emetimet më të ulëta në bono thesari.