Studim: Sa të mbrojtur jemi nga vaksinat pas dozës së 2-të dhe nga imuniteti natyral dhe moshat më të rrezikuara

214
Sigal

 

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetet sociale një studim të një prej universiteteve më prestigjoze në Botë lidhur me mbrojtjen nga variantet e Covid-19 të personave që e kanë kaluar virusin, dhe atyre që kanë bërë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca.

Alimehmeti, referuar studimit, shkruan se edhe 1 vit pas kalimit në mënyrë natyrale, anti-trupat janë të matshëm në masën 80 %.

 

Referuar studimit, 12 muaj pas infektimit, antitrupat neutralizues dhe antitrupat IgG anti-S janë të matshëm në 80% të rasteve (83/104)

Po kështu, 12 muaj pas infektimit, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër: variantit infektues origjinal (referencë),
variantit Alfa: 0.95 (0.92-0.98), dhe
variantit Delta: 1.03 (0.95-1.11).

Te personat e vaksinuar me dy doza Pfizer (30-55 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:

variantit origjinal (referencë),
variantit Alfa: 1.01 (0.78-1.38), dhe
variantit Delta: 0.85 (0.64-1.14).

Te personat e vaksinuar me dy doza Astra Zeneca (14-22 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:

variantit origjinal (referencë),
variantit Alfa: 0.96 (0.84-1.09), dhe
variantit Delta: 0.82 (0.61-1.10).
Autorët dalin në përfundimet:

Postimi nga Ilir Alimehmeti

“Nëse me të vërtetë e dashuron Natyrën, do të zbulosh bukuri kudo.”

Cit.: Van Gogh

Sa zgjat imuniteti pas infeksionit natyror nga SARS-CoV-2?

A është i efektshëm ky imunitet edhe kundër variantit Delta?

Po me vaksinat Pfizer dhe Astra Zeneca, çfarë ndodh?

Miqtë e mi, këtyre pyetjeve u është përgjigjur një studim i detajuar i udhëhequr nga Universiteti i tretë në Europë dhe i teti në botë: Karolinska Institute (Suedi).

Në studimin e kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Shëndetit Publik Suedi, Universitetin e Uppsalës dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë SciLifeLab, studiuesit e Karolinska Institute studiuan:

përgjigjen imunitare deri në 12 muaj pas infeksionit natyror, si edhe
përgjigjen imunitare ndaj varianteve shqetësues (me interes janë patjetër variantet Delta dhe Alfa), në
pacientët e shëruar pas infeksionit natyror,
personat e vaksinuar me dy doza Pfizer,
personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca, dhe
personat e vaksinuar me një dozë AstraZeneca dhe një dozë Pfizer.
E rëndësishme për interpretimin e rezultateve është të vëmë re se nuk është e njëjta kohë e kaluar pas imunizimit në grupet e ndryshme.

pas infeksionit natyror: 12 muaj,

pas vaksinës Pfizer: 30-55 ditë,

pas vaksinës Astra Zeneca: 14-22 ditë.

Rezultatet janë sa të pritshme aq edhe inkurajuese!

 Te personat e infektuar më parë:

12 muaj pas infektimit, antitrupat neutralizues dhe antitrupat IgG anti-S janë të matshëm në 80% të rasteve (83/104)

12 muaj pas infektimit, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:

variantit infektues origjinal (referencë),
variantit Alfa: 0.95 (0.92-0.98), dhe
variantit Delta: 1.03 (0.95-1.11).

Te personat e vaksinuar me dy doza Pfizer (30-55 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:
variantit origjinal (referencë),
variantit Alfa: 1.01 (0.78-1.38), dhe
variantit Delta: 0.85 (0.64-1.14).
Te personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca (14-22 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:
variantit origjinal (referencë),
variantit Alfa: 0.96 (0.84-1.09), dhe
variantit Delta: 0.82 (0.61-1.10).
Autorët dalin në përfundimet:

Rezultatet tona tregojnë një reduktim fillestar të antitrupave IgG që pastaj mbeten në nivele të qëndrueshme 12 muaj pas infektimit të lehtë nga SARS-CoV-2.Këto antitrupa paraqesin aftësi neutralizuese kundër varianteve B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta) të ngjashme me aftësinë neutralizuese kundër variantit origjinal, aftësi, e cila është e qëndrueshme në kohë, duke përfaqësuar një imunitet të fuqishëm kundër këtyre varianteve të shpërndara në të gjithë botën. Gjetjet tona të neutralizimit afatgjatë të varianteve të përhapura gjerësisht B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta), 1 vit pas infektimit të parë, mund t’i ndihmojnë politikbërësit e programeve të vaksinimit në vendet me burime të pakta gjatë prioritizimit të numrit të kufizuar të vaksinave në dispozicion. Ne mund ta harrojmë me naivitet Natyrën miqtë e mi, por Ajo kurrë nuk na harron ne!

Ja cilat janë moshat më të rrezikuara nga Covid-19

Të pavaksinuarit e moshave nga 60 deri 79 vjeç janë më të rrezikuarit nga vdekja, nëse infektohen me Covid-19. Në këtë përfundim arrin një studim i gjerë i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, bazuar tek të dhënat e grumbulluara në rreth një vit e gjysmë pandemi. Të pavaksinuarit e kësaj grupmoshe rrezikohen 30 herë më shumë nga vdekja se bashkëmoshatarët e tyre të pavaksinuar.

Grupmosha mbi 80 vjeç e të pavaksinuarve renditet e dyta për nga rreziku i vdekjes, me gati 20 herë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre. Më i ulët është rreziku i fataliteteve për të pavaksinuarit nga 40 deri në 59 vjeç, të cilët rrezikohen 5 herë më shumë nga vdekja.

Sakaq, studimi tregon se të vaksinuarit nga mosha 12 deri në 39 vjeç nuk rrezikojnë fare të shtrohen në spital. Kjo konfirmohet sidomos nga të dhënat më të fundit për periudhën nga 4 Prilli deri më 8 Gusht, ku në spitalet italiane nuk është shtruar asnjë person i kësaj grupmoshe i imunizuar me doza vaksinash anti-Covid.

Nisur nga këto konkluzione, ekspertët italianë të shëndetit bëjnë thirrje që të gjithë të pavaksinuarit t’u drejtohen sa më shpejt qendrave të vaksinimit për të shmangur fatalitetet, teksa Italia ka nivelin më të lartë të vaksinimit mes vendeve të unionit me më shumë se 60% të popullsisë që ka marrë dozën e parë.