Ndërrohen bravat në PD? grupi Dhjetori ’90 mbetet brenda selisë, Ahmetaj: U shkëmbeva me Bashën në shkallë, shpëthyem derën që të dilnim jashtë

259
Sigal

Partia Demokratike është përfshirë ditët e fundit në zhvillime sa të rëndësishme aq dhe kontradiktore. Sali Berisha mblodhi më 11 dhjetor afro 5 mijë delegatë dhe miratoi statutin e ri të partisë si dhe shkarkoi kryetarin Lulzim Basha.

Një ditë më pas, kreu aktual i PD mblodhi Këshillin Kombëtar dhe shkarkoi Edi Palokën dhe “dezertorët” e tjetër që shkuan në eventin e organizuar nga Berisha. Asnjëra nga palët nuk pranon vendimet e tjetrës duke e futur partinë më të madhe opozitare në një konflikt të brendshëm.

Sot, Bislim Ahmetaj, kreu i grupimit “Dhjetorit ’90” ka thënë se kanë shkuar në zyrë për të mbajtur një takim, por janë mbyllur brenda nga persona të tjerë. Në deklaratë për mediat, ai tha se brava e zyrës së tyre nuk kishte ndryshuar, por të zyrave të tjera po.

Kur kanë përfunduar takimin, ata kanë tentuar të dalin jashtë por të dyja hyrjet e selisë janë mbyllur dhe bravat ishin ndryshuar. “Zyrës tonë nuk i është ndërruar brava. Ama dy nga dyert e mëdha janë mbyllur dhe ne nuk kishim nga të dilnim. Për të folur këtu me ju u detyruam të shpërthenim një nga to”, tha Ahmetaj.

Pjesë nga deklarata e Bislim Ahmetaj:

Kisha thirrur në Kryesinë e Grupit në zyrën tonë, në selinë e PD. Zyrë që e kemi prej 25 vitesh. Sot gjendemi para një ngjarje të lig. Ne u futëm brenda dhe u mbyll dhe dera e brendshme. Na e mbyllën derën dhe na lanë në zyrën tonë. Bravën tonë nuk e kishin ndërruar, por bravat e tjera i kanë ndryshuar.

Është një diçka që e ul akoma më shumë vlerën dhe reputacionin që mund të ketë një njeri i zakonshëm, anëtari Lulzim Basha. U shndërrova me të në shkallë. Sapo u ngjita lart, dera na u mbyll. Para 10 ditësh ne kemi qenë për herë të fundit në zyrën tonë.

Nuk do të ndodhë asnjë konflikt. Vendos anëtarësia dhe nuk vendos Kryetari.

Zyrës tonë nuk i është ndërruar brava. Ama dy nga dyert e mëdha janë mbyllur dhe ne nuk kishim nga të dilnim. Për të folur këtu me ju u detyruam të shpërthenim një nga to.