Skandali i patronazhimit nga ‘Rilindja’, Av. Altin Goxhaj tregon si të mbrohemi

347
Sigal

Para pak ditësh, të gjithë e panë dhe e mësuan mënyrën se si janë përgjuar, abuzuar e mbikqyrur nga segmentët e administratës militanteske të rilindjes. Av. Altin Goxhaj ka shpjeguar për lexuesit për veprat penale dhe burgimet që parashikohen për krimin e krijimit të databazës së patronazhistëve:

“Mqns mu zhbllokuan profilet e raportuara nga kmerët e kuq të VV Tiranë dhe Kosovë, po ju publikoj 4 Nenet e Kodit Penal që dënojnë hajdutët dhe abuzuesit e të dhënave tona personale në 4 kuptime bazë:

  1. Si TË DHËNA SEKRETE sps databaza në tërësi është një e dhënë që ruhet në kushtet e sekretit pasi marrja e saj e pautorizuar cënon sigurinë kombëtare dhe administrohet nga personat e autorizuar si një material sekret: DËNOHEN ME BURG DERI NË 5 VJET!
  2. Si NDËRHYRJE NË JETËN PRIVATE PA DHËNË PËLQIM sps të dhënat mbi përkatësinë politike apo identifikime sistematike mbi ushtrimin e të drejtës për votimin e fshehtë, cënojnë jetën e private dhe të drjtat e qytetarëve për privatësi: DËNOHEN ME BURG DERI NË 2 APO 3 VJET!
  3. Si PËRGJIM I SISTEMEVE KOMPJUTERIKE SHTETËRORE sps pasja e aksesit të paligjshëm nga persona apo subjekte të pautorizuar mbi një sistem apo disa sisteme kompjuterike shtetërore (disa sepse edhe aksesi mbi sistemin TIMS të hyrje daljeve nga Shqipëria për personat e etiketuar si emigrant apo rezident) është një formë përgjimi të paligjshëm: DËNOHEN ME BURG DERI NË 7 APO 15 VJET!

KODI PENAL

Neni 121

Ndërhyrje të padrejta në jetën private

Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Neni 293/a

Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike

Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike, i të dhënave kompjuterike nga/ose brenda një sistemi kompjuterik, përfshirë emetimet elektromagnetike nga një sistem kompjuterik, që mbart të dhëna të tilla kompjuterike, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kur kjo vepër kryhet nga / ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 295/a

Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete

Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”, sqaron Goxhaj.