Mbi 2 mijë ‘aktivistë’ do i shtohen çetës nepotike të patronazhistëve

139
Sigal

Ja lista e plotë e të preferuarve, që do ngrohin karriget e zyrave të ministrive, drejtorive, kryeministrisë, agjencive, prokurorive dhe gjykatave.

Ja si do ‘zhduken’ nga buxheti i shtetit mbi 12 milionë euro për punësimet e reja të militantëve, teksa shteti nuk ka lekë për pensionet, por i teprojnë me thasë për rritjen e rrogës së shefave në administrate.

 

“Edhe pse vendi është në krizë, emigrimi në nivele alarmante, pensionet dhe rrogat qesharake, taksat më të lartat, çmimet më të shtrenjtat në Europë dhe për arsimin dhe shëndetësinë duhet të paguash nga xhepi. Qeveria kur vjen puna për të qëndruar në pushtet, muajt e fundit derdh miliona me punësimet provizore. “

 

Gazeta “Telegraf” ka siguruar listën e miratuar nga Këshilli i Ministrave për numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2023 në njësitë e qeverisjes qëndrore. Paradoksialisht kjo situatë gjoja për shtim kapacitetesh në administratën e shërbimet publike, për nevoja pune po krijohet pikërisht me afrimin e datës së zgjedhjeve lokale. Raportet e OSBE-ODIHR i kanë konsideruar punësimet në administratë si kopshti i korrupsionit elektoral në Shqipëri.

Numri prej 2,176 punësimeve shtesë në stukturën dhe buxhetin e pagave; që si rezulton qenkan me kontrata pune të përkohshme 6 e 9 mujore. Por teksa qeveria shprehet se janë punonjës të përkohshëm, vihet re se vetëm orari është i tillë, ku të ashtuquajturit zyrtarisht specialistë, teknikë, operatorë etj.,. në fakt janë  “patronazhistë”, të cilët do punojnë  nga 5 dhe 6 orë në ditë e do marrin rroga nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë mbi 90% e tyre sipas listës të siguruar nga “Telegraf” janë me pagesë vjetore dhe jo të përkohëshme.

Referuar vëzhgimit të “Telegraf”, shumica e tyre janë punësuar në administratat e ministrive të Bujqësisë, Financa-Ekonomisë, Arsimit,  Infrastrukturë-Energjisë, Kulturës, Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme.

Këto mënyra veprimi duket se janë mjetet joshëse elektorale, që i kanë mbetur për të mbajtur pushtetin maxhorancës, që pritet të lëkundet nga protesta e paralajmëruar në ditët në vijim. Por pas 10 vitesh korrupsion, nuk besohet më nga populli, që tani e ka mësuar refrenin e shpërblimeve para zgjedhjeve. Edhe pse vendi është në krizë, emigrimi në nivele alarmante pensionet dhe rrogat qesharake, taksat më të lartat, çmimet më të shtrenjtat në Europë dhe për arsimin dhe shëndetësinë duhet të paguash nga xhepi, qeveria kur vjen puna për të qëndruar në pushtet, në muajt e fundit derdh miliona me punësimet provizore.

Lëmoshë për pensionisët

Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet mbeten në vend. Shteti nuk ka lekë për pensionet, por i teprojnë me thasë për shefat e hipotekës duke ua rritur rrogën në 2 milionë. Pensionistët po i mbajnë fëmijët nëpërmjet emigracionit se po të ishte për pensionin, që marrin nga shteti do ishin me kohë në vështirësi për mbijetesë.

Në mbi 2 mijë persona që priten të punësohen, me rrogat që do marrin do ishte sa pagesa për 14 mijë pensionistët. Këto 2 mijë të besuar të pushtetit do marrin nga buxheti i shqiptarëve rreth 1 milionë euro, kurse qeveria kërkon t’u hedh hi syve qytetarëve me “Pakon e madhe” që nga emri ngjan sikur është dhuratë, por në fakt janë paratë e shqiptarëve, me të cilën njerëzit mund të kalojnë vetëm dy apo tre darka apo t’ia dalin të paguajnë 2 muaj drita.

Shifrat e korrje-shirjeve elektorale

Vetëm nga punësimet elektorale dhe organikat e fryra, të cilat janë rreth 100 mijë, nga arka e shtetit dalin mbi 40 milion USD në muaj ose rreth 480 milion USD në vit.

Nga 85 mijë të punësuar që duhen, administrata ka arritur në 198 mijë. Situata ekonomike në Shqipëri është më e rënda që nga viti 1991, por kjo nuk e ka penguar qeverinë të shtojë në mënyrë marramendëse numrin e punonjësve provizor në administratën shtetërore duke arritur shifrat më të larta që nga viti 2005. Sipas këshillave të organizmave europiane, por edhe sugjerimeve të FMN, Shqipëria për numrin e popullsisë nuk duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar në Administratën Qëndrore dhe atë Lokale dhe jo 182 mijë e 500 të punësuar.

Vetëm nga punësimet elektorale dhe organikat e fryra, të cilat janë rreth 100 mijë, nga arka e shtetit dalin mbi 40 milion USD në muaj ose rreth 480 milion USD në vit.

‘Veja vu’ me “patronazhistët”, që tani do quhen “aktivistë”

Vit i ri me detyra të reja për të besuarit e parties. Qeveria në ditët e fundit ka vendosur të verë në zbatim dhe të detyrueshëm aplikacionin e quajtur “Aktivisti”, për t’u përdorur për punonjësit e administratës shtetërore të të gjithë niveleve. Aplikacioni është i ngjashëm me një portal, i cili publikon të gjitha aktivitetet e kryeministrit, ministrave, drejtorive të ndryshme, kryeparlamentares dhe deputetëve të PS-së. Punonjësit janë të detyruar që të marrin pjesën propagandistike të postimeve dhe t’i bëjnë share dhe like në faqet e tyre në rrjetet sociale.

Institucionet sipas numrit më të lartë të militantëve

703–Ministria e Financave dhe Ekonomisë

340—Ministria Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

300—-Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

300—Drejtoria e P. Tatimeve dhe Drejtoritë Rajonale Tatimore

93—-Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

89—–Ministria e Kulturës

86—–Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

77—–Ministria e Arsimit dhe Sportit

67—–Ministria e Brendshme

48—–Ministria e Drejtësisë

41—–Prokuroria e Përgjithshme

36—–Këshilli i Lartë Gjyqësor

23—–Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

vendim-2023-02-01-56