Kokainë me logo të “PlayBoy”, një biznesmen shqiptar drejtonte bandën ndërkombëtare të drogës

722
Mediat greke flasin për një biznesmen shqiptar i cili rezulton të jetë “koka” e rrjetit ndërkombëtar të drogës që u shkatërrua nga policia e vendit fqinj.
Ky i fundit ra në prangat e policisë greke së bashku me biznesmenin grek Athanasios Karatzounis, i cili u arrestua pasi iu gjet 20 kg kokainë, dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë.
Është gazeta greke “Espresso” e cila shkruan sot se shqiptari u arrestua në Trikalla gjatë një operacion anti-drogë që u zhvillua të mërkurën e kaluar.
“Truri i qarkut ndërkombëtar, gjithashtu i arrestuar në Trikala, thuhet se është një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, i përfshirë në biznesin e transportit të gazit natyror dhe naftës, me disa aktivitete në shumicën e vendeve të Ballkanit, Turqi, Izrael dhe Katar”, shkruahet më tej në gazetë.
Në shtëpinë e biznesmenit grek u gjetën edhe 10 kg kokainë dhe 100 mijë Euro. Pjesa tjetër prej 10 kg kokainë u gjet në pronën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar.
Kokaina e sekuestruar ishte paketuar me një logo të “PlayBoy” dhe kishte ardhur direkt nga Kolumbia, konkretisht nga karteli i drogës “Cali”.
ekspress greke biznesmen shqiptar
Sigal