Hyqmet Zane: Dhimitër Bardhi, profesori i Sporteve ndër vite, “Qytetar Nderi” në Elbasan

191
Sigal

Thonë se vdekja i mbyll hesapet e njeriut, por pas vdekjes kujtohen veprat që ke lënë, ose edhe të këqijat që ke bërë. Por për profesorin e sporteve, Dhimitër Bardhi, jo vetëm i kujtohen veprat që bëri, por iu bë edhe nderimi i merituar me titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit. Është këshilli bashkiak, që miratopi kërkesën e Shoqatës “Elbasani” dhe Shoqatës së Alpinistëve për t’i dhënë këtë titull njeriut të nderuar dhe të veçantë.

Me një ceremoni dinjitoze të sportistëv e të të gjithë llojeve të sporteve, veçanërisht veteranët e futbollit dhe atletikës, të basketbollit dhe volejbollit, të ngritjes së peshave dhe mundjes dhe të rinj të sporteve të ndryshme u bënë bashkë në nderimin për dhënien e këtij titulli “Profesorit të sporteve” siç e njohin në Elbasan Dhimitër Bardhi. Titullarë si volejbollisti Hysen Domi, ish kryetar i Komitetit Olimpik, Mihal Gjika (Laka) futbollisti i mirënjohur edhe i kombëtares dhe shumë emra të sporteve ishin bashkë kur kryebashkiaku Gledian Llatja i dorëzoi familjarëve titullin me motivacionin “Për kontributin e veçantë si studiues, hulumtues dhe botues i shumë librave, që janë themeli i historisë së sportit elbasanas” (pas vdekjes).

U folën shumë fjalë që nga protagonistët e sporteve, edhe nga Bostoni kishe atrdhur Qemal Biçaku, alpinisti i mirënjohur veteran që e ka nderuar emrin e kryetarit të Komitetit të Sporteve të Elbasnait, Dhimitër Bardhi, edhe në SHBA për meritat e veçanta që kishte dhe për vlerat që ai manifestoi në çdo kohë.

Por cila është veprimtaria e Dhimitër Bardhit ?

Dhimitër Bardhi është elbasanasi që gjithë jetën e tij iu përkushtua punës për mbarëvajtjen e sporteve në këtë qytet.

Është lindur më 21 tetor 1931 dhe rritur në një ambjen qytetar dhe intelektual, me një temperament këmbëngulës në punën dhe karakterin e tij. Ky personazh i disa veprave që shkroi për sportin, do të kujtohet me nostalgjinë e viteve, që ikën dhe që ai i përjetoi me përkujdesje që t’u linte brezave historikun arshivë të sporteve në Elbasan.

Dhimitër Bardhi i dha historikut kombëtar një pasuri që dinë të bëjnë vetëm ata që kanë vizione dhe seriozitet në jetën e tyre dhe që janë të orientuar drejt kulturës mbarëvajtës të brezave.

Njihet në opinionin elbasanas si një njeri i thjeshtë, fjalëpak dhe i vëmendshëm, i përgjegjshëm dhe një mik i mirë dhe familjar i devotshëm.

Profesori që shkroi historinë e sporteve, kudo ku punoi Dhimitër Bardhi, la gjurmë të pashlyera jo vetëm për mendimet dhe organizimet, por edhe për modestinë e punës dhe një lloj sjellje të veçantë të njeriut që më shumë jep se sa kërkon nga shoqëria.

Merita e madhe e Dhimitër Bardhit është se e shtriu zhvillimin e sporteve në Elbasna që nga Pavarësia e deri në ditët e sotme.

Fotografitë e mbledhura me shumë mund, përkushtimi për të kërkuar e gjetur gjithçka që lidhet me sportin dhe për të fituar mendimet e çdokujt që ka pasur lidhje të hershme me sportin, kanë qenë cilësi të veçanta të një njeriu që e pa veten më shumë në punën në shërbim të shoqërisë se sa të familjes së tij, që në një farë mënyre e ka favorizuar këtë burrë sporti, që të mbetej i paharruar në historikun e  sporteve në Elbasan e në Shqipëri.

Dhimitër Bardhi ishte një ndër themeluesit dhe drejtuesit e kombinatit  të drurit, duke bërë edhe specializimet me disa kolegë të tij në Bashkimin Sovjetik para viteve ’60, duke i dhënë këtij kombinati një drejtim të sukesshëm dhe lehtësuar punën e çdo drejtuesi të mëpasëm. Në çdo sektor që e çuan ai kishte vetëm sukses, sepse ai dinte të kuptonte problemin dhe ta zgjidhte atë, sepse tek ai ekzistonte parimi i gjetjes së të rëndësishmes para të thjeshtës dhe zgjidhja e problemit me themel dhe seriozitet.

Por ajo që e bëri të njohur dhe që i dha një personalitet të padiskutueshëm ishte sporti, organizmimi i tij dhe drejtimi i tij me një përkushtim të jashëzakonshëm. Nuk kishte ndonjë shkollim për sportin, por kishte vëmendjen dhe dëshirën, kishte seriozitetin dhe orientimin e drejt në suksesin e punës.

Dhimitër Bardhi është edhe propozuesi dhe realizuesi i Pallatit të Sportit “Tomor Sinani” duke lënë një vepër tjetër në arshivën e bibliografisë së tij dhe që do të ishte edhe pikënisja e punës së tij për ta përjetësuar kontuributin e brezave të tërë të sportistëve të ndryushëm gjatë një shekulli të tërë.

Për disa kohë ka qen edhe:

Pas vitit 1960 ka qenë edhe i liçensuar si gjyqtar për sportin e futbollit.

Si Kryetar i Komitetit të Sporteve në Elbasan për shumë vite, profesor Dhimitër Bardhi mbeti njeriu i respektuar dhe i saktë, njeriu i miqësisë me punonjësit dhe i kujtimeve të veçanta.

Dhimitër Bardhi ka hyrë në historikun e qytetit të Elbasanit si botuesi i veprave sportive me foto e fakt, me kujtime dhe hulumtime, me personalite dhe sportistë që do mbeten të paharruar e të kujtuar nga brezat.

Veprat :

  • Atletika në Elbasan, 1929 – 1999
  • Basketbolli i Femrave në Elbasan, 1947-1997
  • Futbolli në Elbasan, 1913 – 1998
  • Ata që bënë historinë e futbollit në Elbasan

Mbetën në dorëshkrim të përfunduar Basketbolli meshkuj, sepse ndërroi jetë më 04 shtator 2015.

Për qytetin e Elbasanit dhe për brezat që do të vijnë, historia e sporteve do të kujtohet e materializuar nga mendja dhe duart e profesorit të nderuar Dhimitër Bardhi, tanimë “Qytetar Nderi” i Elbasanit. Rrallë mund të ndeshësh njerëz me këtë profil personaliteti që vitet e punës dhe përkushtimin për të ta hedhë në letër jo për veten, pro për brezat dhe për historitë e jetuara në shërbim të qytetit.