Vetëvrasja e të infektuarve me COVID, Alfred Cako: Mos shkoni në spitale, aty ndodh diçka e tmerrshme

408
Sigal

Katër pacientë me COVID kanë vrarë veten në spitale në vend, ngjarje që kanë shokuar jo pak. Nuk ka ende një shpjegim pse pacientët me COVID ndërmarrin këtë veprim, por mjekët shprehen se COVID ndikon edhe në trurin e personave që infekton.

Por ndërkohë, konspiracionisti Alfred Cako, në “Rrethi Katror”, hedh dyshimet se në spitalet ku po kurohen të sëmurët me COVID, “po ndodh diçka e tmerrshme”.

Ai i bën apel qytetarëve që të mos i drejtohen spitaleve në rast infektimi dhe se mund të kurohen më mirë vetë në shtëpi.

“Ka shumë dyshime, pse hidhen nga ballkoni këta të sëmurë nga ballkoni? Aty ndodh diçka e tmerrshme, pse nuk hidhen të sëmurët me kancer? Prandaj i them njerëzve që të mos shkojnë në spitale. COVID mund të jetë bakter ose virus dhe nëse është bakter, ndikohet nga valët e 5 G”, u shpreh ai.