Kiara nuse e Luizi dhëndër shkëmbejnë puthjen e tyre të parë në shtëpinë e Big Brother Vip

212
Sigal

Më në fund ndodhi puthja e shumëpritur! Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u veshën nuse e dhëndër mbrëmjen e sotme, pasi Vëllai i Madh u kishte dhënë për detyrë banorë të organizonin një dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Kristi ishte ai që “celebroi çiftin në martesë” dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit, duke i dhuruar një puthje në buzë, të cilën Luizi e priste me ngulm.