Mjerimi i shëndetësisë/ Në Spitalin Memorial të Fierit nuk kryhen analiza, pacientët sorrollaten dyerve të privatit dhe poliklinikave

146
Sigal

Një denoncim vjen nga Fieri ku në Spitalin Memorial nuk po bëhen analizat për qytetarët. Edhe pse u përurua ne shumë bujë nga qeveria Rama, qytetarët janë ankuar se nuk po u ofrohen shërbimet, ndër to edhe kryerja e analizave të ndryshme.Burime bëjnë me dije se pacientët e shtruar aty vijnë me analiza të bëra nga klinikat private, duke rënduar edhe më shumë xhepat e tyre.

Jo vetëm kaq por teksa ata drejtohen për të lënë një datë për të kryer analizat, spitali i cakton ato sa më larg në mnyrë që ata tu drejton poliklinikave.Ata që e vuajnë më shumë janë pacientët e moshuar. Është mësuar se ata pyesin ne spital por nuk kanë marrë ende një përgjigje se kur do të nisë kryerja e këtyre analizave shëndetësore.

Rikujtojmë se Spitali Memorial i Fierit, një investim i qeverisë turke u hap për të gjithë rajonin e Jugut në qershor të vitit, të kaluar.

Më herët qeveria kishte njoftuar se spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.