Merr flakë makina gjatë ecjes në aksin rrugor Kavajë-Plepa, dyshimet e para

231
Sigal

Një automjet është djegur në aksin rrugor Kavajë- Plepa.

Mjeti tip Ford me targa AA 357 PL ka qenë duke ecur dhe papritur është përfshirë nga flakët.

Sapo ka vërejtur tymin drejtuesi ka dalë me shpejtësi nga mjeti që në pak sekonda u përfshi nga flakët duke u djegur plotësisht.

Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike.

Shërbimet e zjarrfikëses së Kavajës dhe policia ndodhen në vendngjarje.