Si ndryshoi mendje qeveria pas 8 vitesh për legalizimin e kanabisit

172
Sigal

Si marrosja pas karriges së pushtetit ndryshoi prioritetin, nga luftë kundër kanabisit, në 2014 në legalizimin e tij më 2022

Rama e riktheu në vëmendje çështjen e legalizimit kur publikoi 12 pyetjet e Këshillimit Kombëtar në 18 janar të këtij viti.Me publikimin e rezultateve të Këshillimit Rama fitoi një argument për të mbrojtur nismën në sytë e kundërshtarëve.Teksa OKB thekson se Shqipëria është e mbytur në kanbis

Shqipëria përmendet si shteti kryesore i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019, sipas raportit të fundit global të drogave 2021, një publikim i UNODC, zyrës globale të Kombeve të Bashkuara për krimin dhe drogat. “Ne do të procedojmë ashtu siç shprehen dhe qytetarët, do të legalizojmë absolutisht kanabisin për përdorim mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritjeje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. S’ka dilemë për këtë.“ – tha Kryeministri Edi Rama gjatë në konferencën për shtyp ku prezantoi rezultatet e mbledhjes së opinioneve të 563.195 qytetarëve mbi Këshillimin Kombëtar.

Po si ndryshoi qeveria mendje pas 8 vitesh?

Nisur nga deklarata e Kryeministrit, kemi verifikuar qëndrimet e qeverisë ndër vite lidhur me kanabisin.Në 2014-n, ndërhyrja e policisë në Lazarat ishte kali i betejës në diskursin politik dhe publik të qeverisë Rama 1. Madje idea e legalizimit të kanabisit në këtë kohë ishte tabu.“Legalizimi i marijuanës këtu në Shqipëri është një diskutim që do të preferoja të mos e bëja. Për momentin jemi përqëndruar në një luftë me tolerancë zero.“ – shprehej Rama në prill të 2014  në një intervistë për televizionin Italian Rai 1. Në atë kohë, Kryeministri jo vetëm që krenohej me aksionin e Lazaratit por paralajmëronte se ishte vetëm fillimi.“Populli shqiptar e mbështeti dhe e përshëndeti me aq entuziazëm, superaksionin e Lazaratit, për të paktën dy arsye ; E para, për shtet. E dyta, për drejtësi.“- shprehej Rama në qershor të 2014, fiks një vit pas ardhjes në pushtet.Por pak muaj më vonë, ndërsa qeveria ishte në euforinë e luftës që i kishte shpallur kultivimit të kanabisit, deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima hodhi idenë e paimagjinueshme të legalizimit të hashashit për arsye mjekësore.“Ju shkon mendja ju që ta ruani këtë gjë dhe të licenconi për eksport për industrinë farmaceutike një prodhim të arsyeshëm, apo thjesht ne duhet ta zhdukim, sepse kemi frikë.“ – tha Kokëdhima në 20 nëntor të 2014 gjatë komisionit të ekononmisë dhe financave ku po diskutohej buxheti për bujqësinë.

Propozimi i Kokëdhimës u kundërshtua nga socialistët, por edhe nga Edmond Panariti i LSI , në atë kohë ishte ministër i Bujqësisë. 8 vite më vonë, Edmond Panariti ndan të njëjtin qëndrim.“Vetëm Bujqësia do të na shpëtojë nga uria dhe varfëria, sepse bujqësia është Shqipëria! Prandaj mos lini që të devijojë me aventura hashashi mjekësor, sado tërheqëse dhe joshëse që të duken. Sepse dëmi do të jetë kolosal dhe i pakthyeshëm!“ – thekson Panariti.

Në të njëjtën linjë duket edhe zëri më kritik i socialistëve, Erion Braçe, që në 2014 ishte kryetar i komisionit të ekonomisë dhe financave. Ditën që Rama shpalli rezultatet e Këshillimit Kombëtar Braçe ndau këtë mesazh në Facebook.“ Ekonomia dhe punësimi, prodhimi e të ardhurat janë këtu. As në magazina tregtarësh, as në flluska që plasin shpejt.“ – shkruan Braçe në rrjetin social Facebook.

2017-2020

Por edhe vetë Rama në mandatin e tij të parë dukej i palëkundur në luftën kundër kanabisit. Në mars të 2017-s qeveria shpalosi Planin e ri Kombëtar kundër kanabisit.Vitet që vijnë do të na tregojnë më shumë për mënyrën se si ne do ta neutralizojmë plotësisht në çdo vend, jo thjesht kultivimin, por idenë se në Shqipëri mund të kultivohet drogë dhe mund të pasurohesh brenda natës, duke trafikuar drogë.“- theksonte Kryeministri Rama gjatë prezantimit të Planit që përfshinte periudhën 2017-2020.Por vitet që erdhën treguan të kundërtën. Ende pa i mbaruar afati këtij plani ambicioz, Kryeministri për herë të parë  mbrojti idenë e legalizimit të kanabisit mjekësor.“Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë se të tjerët e kanë bërë.”- tha Rama në prill të 2020, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë.Idenë e bëri fakt në maj gjatë një konferencë për shtyp për Ditën e Europës ku zbuloi se qeveria kishte një vit që punonte me projektligjin e legalizimit të hashashit për arsye mjekësore.“Kemi thuajse një vit që po punojmë për këtë dhe për pak ajo (nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore) do të jetë gati. Shumë shpejt drafti do të jetë gati dhe do të hapet pastaj për diskutim publik”- tha Rama.Një muaj më vonë Rama ndau dhe afate për kalimin e ligjit, të cilat janë shkelur.  “Ambicia është që ta kalojmë brenda këtij sesioni Parlamentar.” – tha Rama në 12 qershor 2020.Drafti mbeti sirtareve të qeverisë për thuajse dy vite të tjera. Rama e riktheu në vëmendje çështjen e legalizimit kur publikoi 12 pyetjet e Këshillimit Kombëtar në 18 janar të këtij viti.Me publikimin e rezultateve të Këshillimit Rama fitoi një argument për të mbrojtur nismën në sytë e kundërshtarëve.Të paktën 52 vende të ndryshme në botë e kanë të legalizuar kanabisin. Në shumicën e rasteve kanabis është legalizuar për përdorim mjekësor duke u prodhuar dhe tregtuar sipas autorizimeve të posaçme të lejuara nga qeveria. Në disa vende është tërësisht i legalizuar, ndërkohë disa të tjera kanë lejuar legalizim të kanabisit për prodhime farmaceutike.  Shqipëria ende nuk dihet se tek cilat vende do të bëjë pjesë. Ndonëse ka dy vite që flitet për një draft që është gati dhe i konsultuar me ekspertë të huaj dhe vendas, qeveria ende nuk e ka bërë publik dokumentin.