Protestë mbarëkombëtare, në 28 dhjetor 2018

431
Sigal

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e djeshme kundër projektit të Unazës së Madhe, duke mbushur 51 ditë, duke u mbledhur çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre. Tashmë banorët nuk kërkojnë më dëmshpërblim por anulim të projektit pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin. Ndërkohë, studentët nuk e kanë ndërprerë protestën e tyre. Disa studentë vendosën para kryeministrisë një pemë të Vitit të Ri dhe e zbukuruan me letra drejtuar kryeministrit, duke i shkruar në to, të gjitha kërkesat e tyre. Paralelisht, në 28 dhjetor është lajmëruar një protestë e madhe mbarëkombëtare, e cila si organizatorë ka disa emigrantë, por që do të marrin pjesë të gjithë ata që kundërshtojnë keqqeverisjen. Kësaj proteste do t’i bashkohen studentët, banorët që protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre, opozita, por edhe shqiptarët që duan të dënojnë korrupsionin dhe inkriminimin në Shqipëri.