Rajna Kovaçi: Pasqyrimi i dhunës te fëmijët

193
Sigal

Mënyra si  të bisedojmë me fëmijët rreth dhunës, përdhunimit, luftës dhe krimit ?

Ekspozimi i imazheve grafike, informacioneve stresuese, dhe titujt e frikshëm ndikojnë në mirëqenien dhe mirërritjen e përgjithshme të fëmijëve. Të shtënat masive, armët nukleare, krimet e luftës, pamjet nga vjedhjet në dyqane të lagjeve, informacjone nga Covid-i, tani u shtua edhe lufta.. Nga duhet të fillojmë? Kur dhe si duhet t’ua shpjegojmë fëmijëve? Sot, temat që përfshijnë dhunën, krimin, luftën – qoftë të përfshira në shfaqje, lojëra, video-games,  në lajme, kronika – arrijnë madje të përfshijnë edhe fëmijët e vegjël. Duke pasur parasysh këtë mbulim të hollësishëm të temave televizive, azhornimi i vazhdueshëm i informacionit në media, si dhe transmetimi në çdo kohë të ditës të lajmeve dhe informacioneve me përmbajtje të tillë shpesh janë të papërshtashme për moshat e vogla, edhe përmes shërbimeve streaming, plus Internetit,F.b. Ato çojnë në nevojën e një plan- diskutimi lidhur me këto tema shpesh të tmerrshme. Por a mund t’i adaptojmë në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, për të mos i dëmtuar?.Ne e dimë që transmetimi i dhunës në media edhe në formën e lojërave mund të ndikojë negativisht tek fëmijët. Ne e dimë që fëmijët reagojnë kur ndiejnë frikë, zemërim ose depresion nga lajmet. Por vitet e fundit-të nxitur nga prania e shumë sulmeve terroriste në të gjithë botën-psikologët kanë studiuar efektet e “ekspozimit në distancë” ndaj ngjarjeve të vërteta të dhunshme. Ekspozimi në distancë është kur fëmijët e kuptojnë se diçka traumatike ka ndodhur por nuk e përjetojnë atë direkt. Mos u habitni kur efektet, të  përfshijnë ndjenjat e pikëllimit, traumës, frikës dhe problemeve të tjera të shëndetit mendor….  Fëmijët mund të preken thellësisht nga imazhet e vendeve të shkatërruara nga lufta, nga pamjet e fëmijëve të vrarë apo fëmijëve refugjatë të lagur në det ose me gjak apo varret masive. Ata kanë nevojë për ndihmë shtesë për asimilimin e këtij lloji informacioni. Këto këshilla dhe sugjerime për fillimin e bisedës mund t’u ndihmojë të bisedoni me fëmijët e të gjitha moshave për temat më të vështira dhe të kuptoni se si shpjegohen lajmet stresuese, temat e vështira dhe abuzim seksual.

Këshilla për të biseduar me fëmijët në lidhje me dhunën, krimin dhe luftën për mosha mbi 2 vjeç

Shmangni diskutimin e lajmeve të këqija ose ekspozimin e fëmijës tuaj para tyre. Ndiqni  lajmet pasi fëmijët të  jenë në shtrat dhe  mos vazhdoni të flisni për gjëra të frikshme gjatë kohës që janë zgjuar, mos vazhdoni të ndiqni episode televizive me vrasje misterioze në kohën kur janë të pranishëm. Mos flisni rreth këtyre ndodhive, nëse mendoni se ata dinë diçka. S’ka arsye të përmendim të shtënat në shkollë, sulmet terroriste, kërcënimet e luftës, vrasjet e fëmijëve në luftë ose gjëra të tilla. Nëse dyshoni se ata dinë diçka -sepse i keni dëgjuar duke folur lidhur me ngjarjen kur luajnë, për shembull- mund t’i pyesni dhe do përcaktoni nëse është diçka që kërkon diskutim të mëtejshëm apo jo…. Ata duhet të jenë të bindur se familja e tyre është e sigurt. Në rastin e emisjonit të lajmeve, siç janë zjarret natyrore – edhe nëse jeni pak të shqetësuar-është e rëndësishme që fëmijët e vegjël të dinë që janë të sigurt, familja e tyre është mirë dhe dikush po kujdeset për zgjidhjen e problemit. Mos harroni përqafimet dhe puthjet që i dhuroni të vegjëlve bëjnë mrekullira.

Thjeshtoni idetë komplekse –  Vazhdoni më tej. Idetë abstrakte mund të komplikojnë gjërat dhe madje t’i trembin ata. Përdorni terma konkrete, fjalë të thjeshta të njohura prej tyre, të jeni të bindur  që fëmija juaj do t’i kuptojë dhe përpiquni të mos e teproni. Në lidhje me të shtënat masive, për shembull, mund të thoni:”Një njeri që ishte shumë, shumë i hutuar dhe i zemëruar mori një armë dhe qëlloi njerëzit. Policia po punon për të garantuar njerëzit që janë të sigurt “. para disa kohësh ndodhi në Pogradec e shtënë masive, pranë një hoteli. U fol shumë shumë madje shpjegimi ishte fare anti mediatik. Komentet ishin të egzagjeruara kur u tha se të shtënat kishin ndodhur në drejtim të dhomës ku flinte fëmija i vogël. Informacjon drithërues. Përse duhet rënduar kaq shumë informacjoni? Kuptohet të thithë audjencën, pra vetëm për këtë mendohet po anën tjetër të medaljes a e keni marrë në konsideratë?  Dalloni mes “realitetit” dhe “trillimit apo fantazisë”. Fëmijët e vegjël kanë një jetë të pasur imagjinare dhe shumë fantazi ata shpesh i përziejnë imagjinatën me realitetin. Ata mund t’ju pyesin nëse një histori e frikshme është e vërtetë.  Ju porosis të jeni të sinqertë, por mos e përsërisni shumë.

Mosha 7 vjeç – 12 vjet

Prisni. Fëmijët janë të ekspozuar cdo ditë me pamjet drithëruese të luftës, me pamjet e fëmijëve të vrarë. Që janë drithëruese edhe për ne të rriturit. Nëse e dini që fëmija juaj ka dëgjuar dhe ka parë, për derisa pyet, mos u detyroni të diskutoni mbi një lajm të tmerrshëm ose të shpjegoni krime të tmerrshme, siç janë përdhunimi, vrasjet masive, që mund të kenë ndodhur. Lajmet që në shkollën e tyre është shpërndarë drogë (veçanërisht për fëmijët me moshë të vogël. Pra duhet të kemi kujdes për këtë grupmoshë sepse janë më të ndjeshëm). Nëse fëmijët tregojnë shenja të vuajtjes duke u shqetësuar, regresuar ose duke shfaqur sjellje të tjera që tregojnë se ata nuk janë të qetë  – për shembull, nuk duan të shkojnë në shkollë pas ngjarjes së fundit – ftojini, ata të  flasin me ju.

Nipi im shpesh më thotë kur jepen ne TV pamje nga lufta dhe pamje të fëmijëve të vrarë:” Të lutem hiqe, nuk i shoh dot”E kuptoj që ne të gjithë jemi kundër kësaj lufte dhe vrasjeve të pamëshirshme të agresorëve rus, por propaganda nuk po pyet as për fëmijët e vendeve ku nuk ka luftë. Po krijojmë tek fëmijët ndjenjën që luftën e kemi mbrapa derës apo pranë fare pranë…ankthe edhe me këto krizat ekonomike artificjale. Nuk duhet t’i privojmë fëmijët tanë nga fëmijëria e tyre. Nuk kemi të drejtë. E vuajtën pafund epideminë vrastare, izolimin, largimin nga kjo jetë e të afërmve, gjyshërve, dhe mos harrojmë ata ishin perherë pranë nesh. Dhe Covidi nuk ishte më pak se lufta, vdekjet masive mos t’i harrojmë.Tani edhe lufta!

Flisni por dëgjoni më shumë

Adoleshentët dëgjojnë për dhunën, luftën dhe e njohin si problem, kanë parë dhe dëgjuar për  krimin dhe luftën nëpër mediat sociale, YouTube, televizion dhe filma, të cilat nuk janë gjithmonë burime të besueshme të informacionit faktik. Mundohuni të kuptoni se çfarë di fëmija juaj në të vërtetë përpara se të filloni shpjegimet, duke pasur parasysh që nuk dëshironi ta stresoni atë ose të komplikoni më tej situatën. Kuptojeni  atë përmes pyetjeve: “Cfarë ke dëgjuar?”,  “Ku e dëgjove?”, dhe “Cfarë mendon për këtë?”Duhet të jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me fëmijët. Adoleshentët kanë  mundësi të zbulojnë atë që duan nga burime të ndryshme, por ju dëshironi që e vërteta të vijë nga ju. Nuk është e nevojshme të hyni në detaje të hollësishme. Për një familje që i mban fëmijët e saj peng, ju mund të thoni: «Fëmijëve u është nënshtruar çdo lloj dhune. Por ata shpëtuan dhe prindërit e tyre u arrestuan. Në rastet e dhunës ndaj fëmijëve, prindërit shpesh kanë ndonjë sëmundje mendore, ose  diskutoni  me  fëmijët për tendencën për të krijuar idenë si bëhet sensacional lajmi dhe media. Bisedoni dhe shpjegojani fëmijëve si reagojnë mediat-përfshirë edhe agjensitë e lajmeve, shfaqjet TV, ndërmarjet e filmave dhe zhvilluesit e lojërave – se si përdorin tema ekstreme për të tërhequr vëmendjen, qoftë në formën e klikimeve, rritjes së interesit të audiencës ose shitjes së biletave. Diskutoni pse mund të tërhiqemi nga sjelljet njerëzore të egra. Kjo i ndihmon fëmijët të mendojnë në mënyrë kritike për rëndësinë relative të çështjeve, fjalëve dhe imazheve të përdorura për të tërhequr një audiencë dhe zgjedhjen prej tyre të mediave më reale.. në rastin e luftës shpjegoni se kjoluftë është e padrejtë e do të mbarojë. Shpjegoni kontekstin e problemit dhe sugjeroni një perspektivë. Me përvojën tuaj jetësore, njohurinë dhe mençurinë ju mund ti shpjegoni rrethanat e ndryshme rreth problemeve të caktuara. Kjo u jep problemeve dhe ceshtjeve kuptim dhe qartësi-dhe është e rëndësishme që fëmijët të mund të kenë kuptim të qartë dhe të drejtë edhe për gjërat negative apo për ato që janë të pakëndshme. Duke i edukuar me mënyrën  për t’i përballuar emocionet e forta, që mund të ngjallin imazhet e rrahjeve apo të goditjeve, rrjedhjet e gjakut dhe vuajtjet njerëzore, fëmijët duhet të mësojnë të distancohen nga ngjarjet e rënda, të kuptojnë shkaqet themelore dhe ndoshta të përfshihen në gjëra të rëndësishme e domethënëse, të cilat janë mënyra apo mjete për të përmirësuar botën, p.sh. siç janë diplomacia dhe arsimi. Supozoni se adoleshentët i  dinë dhe i njohin problemet, por jo plotësisht. Pjesa më e madhe e informacionit ku adoleshentët kanë qasje, janë nga burime si nga interneti, mediat sociale ose YouTube, por shpesh këto informacjone mund të jenë mashtruese apo të pavërteta. Sidoqoftë, është e rëndësishme të respektoni njohuritë dhe aftësinë e tyre për të mësuar prej tyre, sepse ky është një proces që dëshironi të inkurajoni. Juve do ju duhet të plotësoni boshllëqet, të sugjeroni një histori të vogël lidhur me problemin dhe të ndani me ta atë që dini.

Diskutoni së Bashku

Vitet e shkollës së mesme mund të jenë të vështira pasi adoleshentët fillojnë të hedhin poshtë idetë e prindërve të tyre dhe të interesohen më shumë për atë që mendojnë miqtë e tyre dhe të zhvillojnë këndvështrimin e tyre personal. Ky largim idesh mund të jetë veçanërisht i vështirë kur ndodhin ngjarje traumatike ose kur e dini që ata mund të kenë akses në faqet e të rriturve. Për të vazhduar bisedat që keni zhvilluar që kur ishin më të vegjël, dhe për të qëndruar afër dhe të lidhur, ndaloni nxitjen për t’u dhënë leksione fëmijëve dhe në vend të tij kërkoni prej tyre mendimin, idenë personale që kanë. Inkurajoni ata të mbështesin idetë e tyre me burime të ligjshme informacioni, jo vetëm të përsërisin atë që thonë të tjerët. Mund t’i thoni “Unë nuk jam gjithmonë dakord me ty, por unë jam e interesuar ta dëgjoj mendimin tënd dhe ta respektoj atë”. Pranoni burimet e tyre të informacionit, dhe zgjeroni horizontin e tyre. Temat aktuale janë zakonisht në të gjitha titujt në media, gjë që i bën përdoruesit të klikojnë, të shikojnë dhe të ndajnë, veçanërisht adoleshentët. Ata kanë shumë gjasa që të ndeshin tema, histori me karaktere provokuese në TV dhe filma të ndryshëm. Mësojini fëmijëve aftësinë për të lexuar dhe ri lexuar në mënyrë kritike informacionin, pavarësisht nëse janë në Snapchat, Netflix ose në një sit për ekstremistët. Mësojini ata të pyesin çfarë shohin: “Kush e bëri këtë?”, “Pse e bëri atë?”, “Cili është këndvështrimi i tij?”, “Cili informacion nuk përfshihet?” dhe “Cfarë do të mendonin miqtë e mi për këtë? ” Këto pyetje zhvillojnë aftësinë mediatike dhe ndihmojnë adoleshentët të vlerësojnë informacionin, të mendojnë përtej titullit të një klikimi ose imazhi argëtues dhe të hedhin një vështrim më të thellë në temën. Duhet të mësojmë fëmijët mbi vërtetësinë e informacjoneve. Jo të gjitha gjërat që shkruhen në rrejtet socjale janë të vërteta….

Ofroni shpresë

Ndryshimi i gjendjes shpirtërore është tipike për vitet e adoleshencës. Por ekspozimi i një lajmi të trishtuar dhe dëshpërues, si dhe tema të tilla si dhuna, krimi dhe lufta, përmes mediave sociale, lojërave videove dhe filmave mund t’i bëjnë adoleshentët të lodhur nga bota.Kuptohet, që adoleshentët do ta shohin filmin, emisjonin, pamjet nga lufta por duhet ti mësojmë të flasim për metoda kuptimplote që edhe ata ta ndjejnë se mund të kontribuojnë në një të mirë më të madhe në botë. Ideja se mund të ndikojnë pozitivisht rikthen shpirtin dhe rrit qëndrueshmërinë që fëmijët do të kenë nevojë gjatë gjithë jetës së tyre.