Mjekët në Korçë, peticion Manastirliut: Kërkojmë pagat ekstra për punën gjatë periudhës së pandemisë

170
Sigal

Janë rreth 100 mjekë, infermierë dhe sanitare në qytetin e Korçës, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi thonë se nuk kanë marrë prej muajit maj pagesat e COVID.

Ata thonë i janë drejtuar edhe portalit ‘Shqipëria që Duam’, por sipas tyre, ky shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje deri më sot.

Punonjësit shëndetësorë nëpërmjet një peticioni i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë, që të paguhen ekstra me pesë mijë lekë mbi ditën e punës për periudhën nga muaji maj deri më tani.

Mjekët në Korçë, peticion Manastirliut: Kërkojmë