Dyshohet për “masakrën e Lushnjës”, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin

257
Sigal

SPAK ka kërkuar burg përjete për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy persona te akuzuar për masakrën e Lushnjes më 2017.

Prokuroria e SPAK Dolorez Musabelli ka lexuar konkluzionet përfundimtare ndaj këtyre shtetasve duke kërkuar për to burg përjetë.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim për këtë ngjarje Laert Haxhiu.

Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre si pjesëmarrës në grup kriminal dhe autorë të disa vrasjeve me paramendim në zonën e Lushnjes dhe jo vetëm.

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiun janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.