“Struci i Rilindjes është fshehur”, Meta mesazh të fortë nga poshtë zyrës së Ramës: ‘McGonigal’, afera që derdhi kupën e zemërimit. Do japësh llogari!

114
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës dha mesazhin e tij, ndërsa sulmoi Ramën duke e quajtur ‘struc’ i Rilindjes.

Ai tha se Rama do japë llogari për shkeljet kushtetuese. Mes të tjerash Meta tha se ‘McGonigal’ është afera që derdhi kupën e zemërimit te shqiptarët.

“Të nderuar qytetarë, i nderuar profesor Sali Berisha, lideri i PD. Kjo protestë historike dhe madhështore sot është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik, Sot është ora për t’u përballur në një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut. Struci i Rilindjes i cili është fshehur si një frikacak i pashoq nga frika e tmerrshme që ka nga përballja e të vërtetës, me dëmet e pallogaritshme. Edi Rama e përdori pushtetin për veten dhe është i gatshëm që të kënaq çdo mafioz, të brendshëm dhe ndërkombëtar, vetëm që të shtyjë dhe disa ditë në pushtet. Afera korruptive që ka tronditur mbarë botën në të dyja anët e Atlantikut, është afera që ka derdhur kupën e zemërimit. Rama e ka të qartë se llogaridhënien s’i shpëton dot. Do jap llogari për shkeljet e kushtetutës që ka bërë.”, tha ai.