“Edi Rama është frikacak”, mjeku në protestë: I bëmë ballë etërve të tyre, nuk i kemi gjë këta sot

96
Sigal

Erges Eskiu, një prej të rinjve demokratë tha se ne do e bashkojmë sërish familjen dhe Edi Ramën do e fusim në burg.

Në mesazhin e tij në protestën e opozitës, mjeku deklaroi se tentuan të kthenin monizmin, të shkatërronin opozitën, të na vrisnin, por nuk ia dolën sepse ne demokratët jemi kockë e fortë dhe se Rama është frikacak.

“Tentuan të kthenin monizmin, tentuan të shkatërronin opozitën, tentuan të na vrisnin, por nuk ia dolën sepse ne demokratët jemi kockë e fortë. I bëmë ballë etërve të tyre, nuk i kemi gjë këta sot. Kush ka menduar se Edi Rama është trim, ua them me pastërti se është frikacak. Është 2 m i gjatë, por është sa një mushkonjë që po iu pi gjakun shqiptarëve. le ta çelim sot pranverën të nderuar demokratë. Ka 15 ditë dhe vetëm fshihet sepse e di që është në hetim. Sot ai normalisht është larguar sepse frika e parë është të ketë 100 mijë veta në shesh që i thonë Rama ik.
Kush ka menduar se është trim, e ka gabim. Ai sot më shumë ka frikë prej vetes së vet. E mbani mend në komision përballë deputetit Këlliçi, ai pranoi se kishte shkelur ligjin dhe prandaj fshihet sot se ka frikë se truri nuk do e kontrollojë gjuhën dhe nga goja e tij do dalin fjalë që do e rëndojnë më tepër situatën e tij. Rama ik! Një mashtrim i madh është thënë këto 32 vite se ky popull është i majtë. Ramiz Alia dëboi 500 mijë shqiptarë dhe iu tha bashkëpunëtorëve lërini të ikin se nëse i mbajmë i kemi kundër. Edi Rama ka larguar 770 mijë shqiptarë.
PS është humbëse nëse emigrantët votojnë. Ne do e popullojmë sërish këtë vend me shqiptarë të mos mbeten nënat dhe baballarët pa fëmijët e tyre.
Ne jemi për familjen dhe do e bashkojmë sërish familjen dhe Edi Ramën do e fusim në burg”, deklaroi ai.