Sigal

Studentët vijojnë të bëjnë thirrje për kërkesat e tyre para godinës së kryeministrisë. Në fjalën e tyre me megafon, një prej studentëve deklaroi se duhet që disa pedagogë të kalojnë urgjent në Vetting, duke shtuar se ata  vijnë nëpër klasa dhe bëjnë monologje, ndërsa studentët janë thjesht spektatorë.

Protesta vijon në ditën e 11-të të saj, ndërsa të gjithë presin një miratim të kërkesave të dërguara me shkresë zyrtare ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Rama.

“Profesorët që vijnë në klasa duke shpjeguar mësimin me libër para nuk i duam, nuk i pranojmë. Ka disa profesorë, që vije në klasë dhe bëjnë vetëm monolog dhe aspak dialog, Studentët nuk e dëgjojnë dot. Duhet veting ndaj disa pedagogëve”, tha një student para kryeministrisë.