Sigal

Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë me fitoren në “Kënga Magjike”.

Por dje këngëtari e ktheu të gjithë vëmendjen tek jeta e tij personale me postimin e fundit në Instagram. Flori ka publikuar një foto nga momenti kur interpreton me Kejsi Tolën këngën “Më ke mua”.

“Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë, më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë. Por e gjej gjithmonë një motiv më fal të them, s’të gënjej dot përmendesh ti më njeh”, shkruhet në foto, një frazë e shkëputur nga teksti i këngës së Kejsit.

Mirëpo dyshja dje në “Post Kënga Magjike” u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq është dashur që sot të përflitet se ata janë në një lidhje.