Mbesa e Martin Camajt i çon mesazh Edi Ramës

503
Sigal

Në protestën e opozitës që do të nisë në orën 11:00, do të marrë pjesë dhe mbesa e Martin Camajt, Vera Camaj.

Në një prononcim për Fax News, ajo u shpreh se kryeministri Rama është i neveritshëm dhe largohet sa herë që ka protesta, nga frika e përballjes së qytetarëve.

‘Rama është bërë i neveritshëm, pse nuk është sot këtu që të flasë me ne?! O kryehajdut, nuk do të rrëzohemi kurrë, nuk na intereson karrigia e atij që është e mbushur me drogë dhe me gjakun e shqiptarëve. Unë jam Vera Camaj, mbesa e Martin Camajt, zoti i rujt shqiptarët’, u shpreh Vera Camaj.

‘Fjala ime e parë dhe e fundit është vish një fustan gabelash dhe largohu sa më parë. Ai një, dhe Thaçi dy, po shesin Shqipërinë për interesat e tyre’, tha më tej Camaj. ‘O shqiptarë po mos u frikni mor, sa do të fusin në burg nga ne? Nuk ka vend për të gjithë’, u shpreh e revoltuar Vera Camaj.