Shqipëri-SHBA/ Dje u shënua 28-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike pas një ndërprerje prej 52 vjetësh

497
Sigal

15 marsi i çdo viti shënon një datë historike për shtetin shqiptar, atë të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 15 mars të vitit 1991, pas një ndërprerjeje 52 vjeçare, u bë ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit që rivendosi marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Amerikës. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, Ambasada e Sh.B.A-ve në Tiranë, ka uruar për një bashkëpunim dhe miqësi sa më të gjatë mes dy popujve. Ambasada: “Çdo vit, më 15 mars, ne festojmë përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë (më 15 mars, 1991), pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Në ceremoninë historike të vitit 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Woodrou Wilson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”