Skandali (Video) / Petrit Vasili: Dëshmia e babait të Klodianit hedh poshtë Prokurorinë, i ndjeri kishte 10-12 të qepura

335
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka publikuar një video nga intervista e babait të Klodian Rashës, deklaroi se Qazim Rasha ka nxjerrë në dritë mashtrimin e prokurorisë.

Vasili theksoi se prokuroria mohoi totalisht faktin se Klodiani u dhunua.

Mes të tjerash Vasili sjell në vëmendjen dëshminë e babait të të ndjerit, se djali kishte plage të madhe në kokë me 10-12 të qepura, shpërfytyrim të fytyrës dhe traume në shpatull.

REAGIMI I VASILIT

SKANDALI.Mashtrimin e prokurorisë për dhunën ndaj Klodianit e asgjëson e vërteta e babait të tij!

Prokuroria mohoi totalisht dhunën ndaj të ndjerit Klodian Rasha.

Lexojeni se çfarë deklaron prokuroria:

“Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për kònflíkt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas gòditjès me ármè zjárri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Pènále për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhùnè”.

Ndërsa dëshmia e babait të Klodian Rashës në intervistën me gazetaren Klodjana Lala është vërtet tronditëse dhe asgjëson totalisht deklaratën e prokurorisë.

Ai pohon se i ndjeri djalë kishte plagë të madhe në koke me 10-12 të qepura, shpërfytyrim të fytyrës dhe traumë në shpatull.

SPAK boll fjete mbi krim, faktet ulerijne, bej detyren se do të jeni ju nesër në bangën e të akuzuarit.