Ristrukturimi / Krijohet Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore

258
Sigal

Prej vitit 2016 kur u miratua “Kodi hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” u përcaktua se do të kishte një sërë hallkash të reja funksionale që do të garantonin reformimin e këtij sektori në vend dhe përafrimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Europian.

Një prej këtyre hallkave ishte edhe Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore që është organi përgjegjës për sigurimin, ruajtjen dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë hekurudhore.

Pikërisht këtë synon edhe një projektligj i ri i dorëzuar në Kuvend që parashikon krijimin e këtij autoriteti të ri të sigurisë. Në argumentet parashtruar në relacion thuhet se krijimi i Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore është një nevojë parësore e tregut hekurudhor të vendit tonë, atij rajonal dhe evropian.

Së pari aktualisht, çështjet e sigurisë hekurudhore dhe investigimit të aksidenteve dhe incidenteve janë të integruara brenda Drejtorisë së Inspektimit Hekurudhor (DIH), gjë që nuk është në përputhje me nenin 75, paragrafi 5, të Kodit, që kërkon ndarjen e plotë të Autoritetit nga Autoriteti i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore.

Së dyti meqenëse themelimi i një Autoriteti të pavarur është një parakusht ligjor për hyrjen në BE dhe për zbatimin e ACQUIS të BE-së, është e nevojshme që të krijohet sa më shpejt që është e mundur Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore dhe të ndahet plotësisht nga Autoriteti i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore.

Relacioni pranon se është thelbësore që të ketë pavarësi të autoritetit nga ministria që ushtron të drejtën e pronësisë mbi kompaninë hekurudhore shtetërore. Me kod aktualisht nuk është e garantuar plotësisht kjo pavarësi ndaj përmes projektligjit synohet që të nënvizohet edhe një herë ky aspekt.

“Për të shmangur ndërhyrjen nga ministria, ligji duhet të theksojë përsëri pavarësinë e Autoritetit nga ministria, në veçanti në fushat e mëposhtme: – Në përzgjedhjen e drejtorit dhe stafit ; në rastet kur Autoriteti merret me çështjet e sigurisë që kanë të bëjnë me menaxherin shtetëror të infrastrukturës sipërmarrjet hekurudhore dhe ofruesit e shërbimeve të mirëmbajtjes; në formën dhe përmbajtjen e raportit vjetor të sigurisë (neni 72 i Kodit) dhe mënyrën e shpërndarjes apo publikimit të këtij raporti.

Hekurudhat shqiptare kanë hyrë në një fazë reformimi prej vitesh por avancimi i saj ka qenë i ngadaltë. Aktualisht zhvillimi më pozitiv i kohëve të fundit është rehabilitimi i linjës ekzistuese Tiranë-Durrës dhe një linje të re në Rinas. Në muajin tetor Banka për Rindërtim dhe Zhvillim bëri me dije se kompania fituese është italiania INC S.P.A e cila do zbatojë projektin për 69.7 milionë euro