Tarifa maksimale për universitetet publike do të
vendoset pasi të analizohen kostot reale që ka ndjekja e studimeve në degë të
caktuara. Me ligjin e ri për arsimin e lartë janë vetë universitetet të cilat
vendosin tarifat e studimit, por për sa i përket tarifës maksimale do të jetë
Ministria e Arsimit e cila do të vendosë duke studiuar më parë “terrenin”.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë një seance dëgjimore me deputetë
është shprehur se sa i përket financimeve të universiteteve, ai do të behët në
bazë të ligjit të ri të arsimit të lartë. Paratë publike do të shkojnë për ato
institucione që i meritojnë, por sa i përket punimeve shkencore ato do të
financohen edhe në universitetet private. Sa i përket debatit se çfarë do të
ndodh me kuotat që aktualisht kanë mbetur bosh në universitete, ministrja është
shprehur jashtë kamerave sa ato do të digjen, ashtu si ka ndodhur edhe në vitet
e mëparshme. Sipas ministres Lindita Nikolla ndryshimi qëndron se këtë vit janë
më pak kuota të lira, gjë kjo e cila hidhet poshtë nga deputetët e opozitës.
Ballina Aktualitet Lindita Nikolla: Për tarifat në universitete do vendosim pasi të studiojmë kostot...