Terrorizoi qytetarët në Tiranë, dy të rinj dhunojnë algjerianin (VIDEO)

263
Sigal

Algjeriani i identifikuar si Hamza Marina i cili prej ditësh ka terrorizuar qytetarët duke kryer vjedhje dhe duke i postuar ato më pas në rrjetet sociale është rrahur nga disa të rinj.

Në një video të publikuar në rrjet, ai shihet teksa dy të rinj me kapuç në kokë afrohet pranë tij dhe e qëllojnë.

Në një video të publikuar në “Instagram” ai shfaqet duke biseduar me një të moshuar shqiptar të cilit i ka marrë telefonin dhe nuk ia kthen po ashtu në postet e publikuar nga ai shihen edhe ngacmimet ndaj vajzave dh qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.