Zhvlerësimi i euros, përfitojnë blerësit e valutës

249
Sigal

Zhvlerësimi i euros në raport me lekun ka humbës dhe përfitues. Ekspertja e financave personale, Brunilda Isai liston kredimarrësit në valutë si ata që do e përjetojnë pozitivisht këtë situatë dhe nga ana tjetër, eksportuesit apo zotëruesit e llogarive bankare si humbësit më të mëdhenj.

Për Isain, luhatja e monedhës europiane pritet të sjellë edhe përfitime e humbje si për qeverinë, ashtu edhe për financat publike.

Prej fillimit të muajit mars, monedha kombëtare ka fituar epërsi ndaj valutës europiane, ndërsa me ardhjen e verës ky raport është thelluar edhe më tej.