Mbërrijnë të tjerë tifozë të Romës, zbarkon anija me 1100 udhëtarë në Durrës

131
Sigal

Të tjerë tifozë të Romës kanë mbërritur në Shqipëri. Më poshtë shihet teksa zbresin tifozët nga anija. Siç duket e kanë nisur tifozerinë që në port. Deri më tani bëhet me dije se kanë qenë 1100 pasagjerë të tifozëve Romës të cilët kanë ardhur me linjën e tragetit Bari-Tiranë.

Mbërrijnë të tjerë tifozë të Romës, zbarkon

Sot është finalja Europiane e Conferencë League.

Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar.

Nata e kaluar ishte nën terrorin e sulmeve të tifozëve në Tiranë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.