Kodrat e rrëshqitshme të Currilave, një minë me plasje të vonuar

515
Sigal

DURRËS/ Qyteti nuk konkurrohet për t’u qeverisur, por për t’u grabitur nga banda politikanësh të majtë dhe të djathtë

Kushdo që udhëton drejt Currilave të Durrësit vëren se, një sasi e madhe me dherat, të cilët kanë filluar rrëshqitjen që me fillimin e sezonit të shirave, ndodhen ende prezent në rrugë duke u bërë pengesë edhe për qarkullimin e madh që është i zakonshëm në çdo stinë në këtë zonë të bregdetit durrsak. Ka mbi 2 muaj që vazhdon ky “horror” i vrasjes graduale të peizazhit të këtij qyteti dhe grumbujt e dherave përveç se nuk hiqen, grumbullohen në rrugë pambarim. Një foto që po paraqesim janë pamjet më të freskëta të rrëshqitjeve, dhe po të kalohet edhe sot e gjithë ditën do të vërehet se grumbujt e dherave janë anash rrugës. Kur ka emergjencë punohet me intensitet vetëm disa orësh dhe pas largimit të rrezikut të momentit, të gjitha institucionet rrinë në pritje të ardhjes së situatës së re dhe të deklaratave të reja mbi situatën. Mirëpo ka vetëm vite që flitet për situatë serioze të kodrinave dhe asnjëherë për projekte. Pikërisht në vendin, ku fushatën elektorale të fundit janë pozicionuar politikane lokale të të dyja spektrave politike dhe me foto të mëdha e të kushtueshme kanë proklamuar projekte ambicioze mbi zhvillimin dhe gjelbërimin e zonës, ka pasur përsëri një rrëshqitje dherash saqë mezi ka shpëtuar një operator televiziv i mediave qendrore, i cili po filmonte. Dherat i kanë bllokuar edhe makinën për pak kohë. Ky fenomen ndodh se përdorimi i fushatave të bëra është karakterizuar nga hipokrizia, pasi megjithëse konfliktet pozicionale, të dy krahët politikë i kanë mundësitë për të gjetur zgjidhjen… Po zgjidhje nuk ka. Ndërsa grumbujt e dherave që mblidhen, duke u nisur edhe nga deklaratat e banoreve të Currilave, do të përdoret po nga politikanet hipokritë, për t’i hedhur në det duke krijuar platforma dherash, për të ringritur biznese të reja, pa pyetur për interesat e zonës.

Rreziku i vazhdueshëm

Shirat ndërkohë kanë krijuar masive potenciale argjile, të cilat po rrëshqasin gradualisht. Dhe askush nuk shqetësohet për këtë. Është i njohur tashmë rreziku i vazhdueshëm nën tensionin, e të cilit jetojnë më dhjetëra banorë të zonës së rrezikuar, por rreziku është evident edhe për personat e ndryshëm që janë thjeshtë kalimtarë të rastit në rrugëtim drejt lokaleve të Currilave, pasi mund të bien nën kurthin e dherave rrëshqitëse dhe mund të kenë dhe pasojat e zënies nën masivin e dherave argjilore, pasi e gjithë zona e faqes së kodrinës është e tejmbushur me sektorë të dëmtuar të strukturave argjilore që ndodhen në rrezik rrëshqitjeje.

Problemi

Ndërsa me pyllëzimin merret edhe pyjorja, por ndërsa akuzat dhe kundërakuzat mes pushtetit qendror dhe atij lokal vazhdojnë me intensitet, asnjë pemë nuk është marrë nisma nga shteti për t’u mbjellë në këtë zonë, megjithëse dikur ka qenë tërësisht e pyllëzuar vetëm me kontributin e nxënësve te Shkollës së Mesme te Përgjithshme “Gjergj Kastrioti”. Dhe rrëshqitje të tilla nuk ka pasur. Njerëzit e thjeshte kur përsëriten disa herë projekte e kundërprojekte, akuza e kundër akuza dhe kur shohin se përfitimet nga ato nuk i ka peizazhi i zonës së bukur bregdetare, por spekulatoret arrijnë të kuptojnë shumë. Kuptojnë se qyteti i tyre nuk konkurrohet për t’u qeverisur, por për t’u grabitur nga banda politikanesh të papërgjegjshëm të majtë dhe të djathtë. Dhe për këtë i lënë Currilat në mëshirë të fatit, si një mine me plasje të vonuar, fitili i së cilës nxjerr tym çdo ditë…

Zona e Currilave, sheshbeteje mes bashkisë dhe prefekturës

Zona vazhdon të mbetet edhe një shesh betejë mediatike, mes Bashkisë dhe Prefekturës. Bashkia ka deklaruar se nuk ka fonde, ndërsa prefekti Alizoti ka denoncuar se, bashkia mund të kishte bërë mbjellje të pemëve në këtë zonë, e cila do të frenonte rrëshqitjen e dherave. Alizoti ka paralajmëruar gjithashtu se nga rrëshqitjet edhe shtëpitë, një pjesë e tyre pa leje, rrezikojnë të shemben. Gjendja është e tej përsëritur dhe balta masive dhe dheu kanë bllokuar edhe rrugën këtë fundjavë. Alizoti thotë se, i ka kërkuar Bashkisë së Durrësit të ndërhyjë për pyllëzimin e zonës së rrezikuar, ndërtimin e mureve mbrojtëse apo ndalimin e ndërtimeve pa kriter, por pala tjetër është indiferente. Por edhe nga sektorë të pushtetit nuk është se nuk ka mundësi për të bërë diçka për të zgjidhur situatën. Para disa muajsh për të pastruar dherat e Currilave nga hedhurinat kanë ardhur deri trupat komando.