Maskat: Oligarkët, 45 miliard lekë fitime vetëm në 1 muaj

506
Sigal

Ekspertët e shëndetsisë Dashi, Koni dhe Pipero: Mbajtja kudo  dhe e detyrueshme e maskave është “ Diktaturë Sanitare”, e palogjikshme dhe pa asnji vlerë për parandalimin e Covid-19

Engjëll Musai  

Drejtor i Telegraf

Loja me kungulleshka e kryeministrit Rama nji herë për mos mbajtjen e maskave, pastaj për mbajtjen e tyre, më vonë ai dilte si eksperti i fushës epidemiologjike se maskat nuk ndikojnë tek shtimi i rasteve me kovid , por duhet karantinë dhe blinda me mitralozë, dhe tani së fundmi na del përsëri me teorinë se  maskat duhen mbajtur, madje për këtë policia e shtetit do angazhohet me të gjithë arsenalin e saj dhe me gjoba, për këdo që nuk respekton urdhërin e “padrinos së kovidit” . Keqmenaxhimi i kësaj pandemie dhe përgjegjësia morale, ligjore dhe kombëtare duhet të jetë pjesë e hetimit të organeve të specializuara dhe ekspertëve të fushës, sapo ky regjim  të bjerë nga pushteti. Por sot po analizojmë biznesin e fuqishëm që “Rilindja” e Ramës kërkon të ndërtojë duke mbushur xhepat dhe arkat e kompanive oligarkë. Gjatë kohës së pandemisë shqiptarët ishin pa asnjë qindarkë në xhep, por Rama urdhëronte dhe gjobiste qytetarët, ndërkohë që administratës dhe deputetëve u vinte në dispozicion për veten dhe familjarët miliona nga paratë e taksapaguesve për maska, doreza dhe dezifektant. Dhe tashmë ne kemi ardhur pikërisht në një situatë ku njerëzit janë të ndërgjegjësuar dhe se mbajtja e maskave duhet të jetë e përdorshme në të gjitha vendet ku ka grumbullime, në lokale, në supermarkete, në shkolla etj. Por të detyrosh 2. 8 milionë shqiptarë  të pajisen me maska, për të përfituar edhe në kohën e “kolerës”,  ky është një veprim kriminal dhe banditesk i një njeriu të papërgjegjshëm dhe që nesër do të japë llogari deri më një. Si ka mundësi që në disa vende ku në krye të qeverisë sundojnë njerëzit e Soros, kërkohet vendosja e maskave me dhunë ?! Qëllimi është i vetëm, një: Të grabisin sa më shumë së bashku me oligarkët dhe të varfërojnë popullin. E nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë qeveria ti japë falas për çdo pjestar familjeje për 1 muaj rresht. Por sa është vlera që fitojnë oligarkët e qeverisë për 1 muaj vendosje maskash:

Në Shqipëri banojnë 2.8 milionë shqiptarë. Nga të cilët rreth 600 mijë janë nxënës, maturantë dhe  studentë.  Rreth 640 mijë janë pensionistë dhe invalidë,  200 mijë janë fëmijë deri në moshën 5 vjeç dhe pjesa tjetër rreth 1.3 milionë, janë nga mosha 18 deri 65 vjeç. Nëse përjashtojmë rreth 200 mijë fëmijë dhe rreth 100 mijë pensionistë që nuk kanë mundësi fizike të dalin jashtë banesës, shuma e maskave që duhen për 1 ditë duhet të jetë 2 milion e 500 mijë copë. Po të llogarisim që 1 maskë shitet me 0.5 cent copa, atëherë vlera që oligarkët përfitojnë do të jetë në shifrat e 1 milion e 250 mijë eurove në ditë. E nëse kjo shumë do të përllogaritet për 30 ditë, shuma totale për 1 muaj është 40 milionë euro ose 45 miliardë lekë vetëm për 1 muaj. Nëse dikush thotë se mjafton vetëm 1 maskë atëherë, më mirë të mos mbahen pasi ekspertët e llogarisin si shumë të dëmshme dhe me rrezik nëse mban një maskë të përdorur, ndaj sipas tyre më mirë mos vendosni maskë, sesa të përdorni të njëjtën maskë. Ja pra pse Rama kërkon të vendosen  maskat me çdo kusht, pasi për 3 muaj  fitimet e oligarkëve do të arrijnë në gati 135 miliardë lekë ose 120 milionë euro. Por synimi i Ramës, është ta mbajë këtë situatë deri në mars të  2021 dhe kjo bën që shuma totale do të arrijë në 240 milionë euro ose rreth 300 miliardë lekë. Dhe që të hedhim poshtë të gjitha këto që janë analizuar më sipër, qeveria Rama le t’ua japë shqiptarëve maskat falas, duke i paguar nga fondi i Sigurimeve Shëndetësore,  pasi është detyrim i shtetit për t’i paguar dhe rimbursuar maskat,  si pjesë e parandalimit dhe mbrojtjes së qytetarëve nga sëmundjet dhe virozat.

 

Mbajtja e maskave e  detyrueshme kudo  “diktaturë sanitare”, reagojnë ekspertët e shëndetit

Specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dashi jep paralajmërimin: Amatorizëm i gjallë

Kryeministri i kufizimeve, Edi Rama, bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave kudo, si në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Ky ligj do të hyjë në fuqi të enjten e 15 tetorit. Ndërkohë që mjekët e njohur kanë deklararuar se nuk janë të nevojshme, majde edhe se ky vendim po përdoret si propagandë.

 

“Mbajtja e detyrueshme e maskave në rrugë janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë në se nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjienë!”. Kështu është shprehur specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dashi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë , duhet që “të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje! Koha është për masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma!”.“Amatorizëm i gjallë që tregon se të paaftët që këshillojnë kryeministrin apo ministren ende nuk kanë mësuar as të lexojnë anglisht dhe të kuptojnë ato që fliten dhe rekomandohen prej muajsh nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare!”, shkruan mjeku specialist.

“Epidemisë  i përgjigjemi me  propagandë. Në momentin kur rreziku nga COVID ka arritur në nivele alarmante dhe gjithë Europa po përballohet me rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve, Shqipëria fsheh kokën si struci, injoron shkallën më të lartë të vdekshmërisë reanimatore në Europë dhe vazhdon të mburret se jemi vendi me performancën më të mirë kundër COVID-it.
Performanca e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë sot nuk mund të quhet veçse patetike!

Në trinomin testo-gjurmo-trajto, ministria dhe shteti ynë vazhdojnë të rezultojnë ngelës në klasë që në elementin e parë – testimin.
Kryeministri në mënyrë të paturpshme u mburr me trefishim të numrit të testeve në raport me korrikun, kur dihet se ky trefishim ofrohet nga sektori privat dhe përballohet nga xhepat e shqiptarëve me çmimin më të kripur në BE, plot 100 EURO për test! Dhe me gjithë këtë sakrificë të qytetarit, ende jemi vendi i fundit në Europë për numër testesh.

Asnjë fjalë për trajtimin ku pacientët shqiptarë po konsumojnë antibiotikët dhe antikoagulantët si karamele dhe ku secilin shqiptar e pret realiteti i zymtë i tre cikleve trajtimi me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë pa ardhur ende fundi i pranverës.
Gjurmimi epidemiologjik (të cilin kryministrit ja kanë servirur kush e di nga cili status që unë dhe kolegët botojmë çdo ditë) bëhet si në Anglinë e shekullit të 19-të, me çantë në dorë dhe pa asnjë mjet dixhital. Një turp ky për Europën e shekullit të 21-të!

“Zgjidhja” që ofron “ish babai” i kohës së pranverës janë maskat në rrugë dhe gjobat!

Amatorizëm i gjallë që tregon se të paaftët që këshillojnë kryeministrin apo ministren ende nuk kanë mësuar as të lexojnë anglisht dhe të kuptojnë ato që fliten dhe rekomandohen prej muajsh nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare!

Maskat në rrugë janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë në se nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjienë!

Në se kemi arritur që t’i mbushim mendjen kryeministrit dhe ministres se realisht na pret një dimër i vështirë këtë vit, ata bëjnë mirë të lexojnë statuset e dhjetëra mjekëve dhe specialistëve të shëndetit publik të cilët, realisht të shqetësuar dhe të alarmuar për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, kanë muaj që shkruajnë e flasin.

Sa më parë, kryeministri dhe ministrja bëjnë mirë të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje!
Koha është për masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma!”

Mjeku Artan Koni  kritika qeverisë: Masë e palogjikshme, qytetarët nuk do ta zbatojnë!

Lidhur me vendimin e qeverisë që maska do të vendoset kudo, për mjekun e njohur, Artan Koni ky është një vendim i palogjikshëm dhe që nuk do të zbatohet nga qytetarët. Nga ana tjetër, ai thotë se shteti nuk mund të mbahet me dhunë në karantinë.

“Patjetër që kjo nuk është masa e duhur por është e pritshme, pasi në vend vazhdojmë akoma me mentalitetin komunist, që masat merren me goditje të përqendruar si në zbor. Iu themi njerëzve që do nxjerrim rregullin për maskat, por mund t’i anulojmë më vonë, siç anuloi edhe gjobat e vura në karantinë.

Kjo është një masë pa asnjë lloj logjike, ndaj dhe do të haset rezistenca e njerëzve. Nuk mund të bëhet kjo me polici apo me gjoba. Ne jemi mësuar me këtë qeveri, ngrihet i pari i vendit në mëngjes, bën një VKM dhe kaq. Patjetër që nuk do të zbatohet, jam i sigurt, ashtu siç nuk u zbatua karantina. Nuk e mban dot shtetin në karantinë me dhunë.

Mund të nxjerrësh ca ushtarakë me pushkë për të bërë foto, por nuk e mban dot karantinën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me maskat, sepse njerëzve po iu sillet një rregull, që nuk e kuptojnë. Pastaj unë e kam kaluar virusin, për çfarë duhet ta mbaj maskën”, u shpreh mjeku i njohur.

Mjeku Pipero: Nuk kanë asnjë vlerë për parandalimin e Covidit!

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, para disa kohe ka deklaruar se mbajtja e maskës në rrugë, nuk ka asnjë vlerë për frenimin e përhapjes së Covid-19. Për këtë ai i bazohej rekomandimit të OBSH.

Pipero deklaroi:

Dua të ndaj një mendim që bazohet në rekomandimet e OBSH, që përdorimi i maskave e dorezave në rrugë, nuk ka asnjë lloj vlere. Nuk ka. Jo vetëm gënjejnë veten por edhe e dëmtojnë veten se ata që shoh unë e mbajnë gjithë ditën, pra nuk është normale, s’ka arsye t’i mbajnë, këto maska të mbrojnë maksimumi 2-3 orë që të mos nxjerrësh spërklat. Mund të përdoren nëse shkon në spital, hipën në një mjet.