Doli për të peshkuar 3 ditë më parë, gjendet i mbytur 78-vjeçari nga Fieri

95
Sigal

Nasi Xhorxhi, 78-vjeç, peshkatar, është gjetur i mbytur 3 ditë pasi ishte zhdukur. 78-vjeçari është gjetur i mbytur në bregdetin e Semanit.

Ai është gjetur sot nga familjarët rreth 50 metra larg vendit ku ai po peshkonte.

Familjarët gjetën në vendin ku peshkonte, automjetin e tij, rrjetën e peshkut dhe disa sende personale, por pa mundur të identifikojne vendndodhjen e 78-vjeçarit. Ata kërkuan përgjatë gjithe bregut deri në Vlorë, ndërsa kërkuan ndihmën e shtetit për të gjetur të moshuarin.

Sipas djalit të Nasi Xhoxhit, Altin Xhorxhi, i ati shkonte shpesh për të peshkuar në këtë zonë, ndërsa për ta ishte e vështirë ta gjenin vetë pasi në brendësi të detit ka bunkerë dhe gropa thithëse.