Mashtrimi me Rindërtimin, dhe show televiziv me miliardat e donatorëve

43
Sigal

Banorët e njësisë Bashkiake nr.1 në Tiranë e drejtuar nga administratorja e njësisë Adelina Jaku( Bala), në heshtje të plotë dhe injorim të votës së rreth 8 mijë banorëve të Rr,Idriz Dollaku, ende nuk ka vënë 1 lopat llaç për merementimin e pallatit nr.21, ku është suvatuar vetëm gjysma e pallatit nga vetë banorët, dhe ka nevojë për riparimin e një pjese të vogël të tarracës. Premtimet janë të shumta, por banorët kanë premtuar, që t’i harrojnë votat në zgjedhjet që po ofrojnë.

Numri i madh i votuesve në këtë zonë, është i mjaftueshëm që të thyejë 50% të rezultatit aktual në Tiranë. Lavazhe me zhurma në mes të pallateve, dhe që kanë bllokuar rrugën e zjarrfikëseve në rast fatkeqësish. Ferra e shkurre pa fund, që të japin imazhin e një xhungle dhe që do e kishte zili edhe laguna e Karavastasë. Rrugë të masakruara, gropat janë mbushur me çakull, si në kodrinat dhe malet më të thella të vendit , dhe jo 900 metra nga qëndra e Tiranës.

Edhe pse qytetarëve u mbahen me detyrim taksat e rrugicave, të pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit, kanalizimeve, në Rr.Idriz Dollaku-Zhegu, ujrat e zeza derdhen rrugëve, gjelbërimi mungon, firmat e pastrimit nuk shkelin, rrugët janë të masakruara, ndriçimi nuk ekziston, ndaj banorët shprehen se ‘Rilindja’, t’i harrojnë votat.

As me dëshirë dhe as me thas mielli, por as edhe me dorovitje të tjera. Ndaj mashtrimi me fondin e Rindërtimit duket në mes të Tiranës. Ku “Tigri” dhe drejtuesit e Njësisë Bashkiake nr.1 në Tiranë e drejtuar nga administratorja e njësisë Adelina Jaku ( Bala), nuk ka shkelur një ditë në Rrugën “Idriz Dollaku”, ( Fusha e sportit Ali Demi), ku pallati nr.21, sipas banorëve, por mbi të gjitha specialistëve, që erdhën për verifikim , pas tërmetit, ka nevojë për një riparim tarace të katit të 6 dhe askush nuk e vë ujin në zjarr.

Riparimi kushton rreth 20 milion lekë të reja pra rreth 200 mijë USD, bashkë me suvatimin e gjysmës së pallatit, që mbetur i tillë që nga 1992. Por kjo vlerë i duket qesharake “Tigrit të Rindërtimit” dhe Administratores së Njësisë duke lënë në mëshirë të fatit 18 familje me 103 banorë. Ndoshta të mashtruar nga zgjedhjet e 25 prillit, ku u premtua riparimi i menjëhershëm, pasi është vlerë qesharake, në këto zgjedhje, edhe pse 90% e tyre janë të majtë, do të votojnë kundër “Rilindjes”. Ndaj çdo llojë fotoje që qeveria shpërndanë ,është një mashtrim tipik dhe shëmbulli më i mirë është pallati 21 , në Rr.Idriz Dollaku, Në zonën e Ali Demit, as 1 km nga zyra e kreut të Qeverisë z.Edi Rama.

Rindërtimi përtej 2024, ku po shkojnë 115 milionë eurot e buxhetit të rishikuar 2023

 

Qindra familje në qiell të hapur, qeveria nuk shpenzon 2/3 e fondit të Rindërtimit

Katër vjet pas tërmetit të vitit 2019, mijëra familje mbeten të pastreha, ndërsa procedurat emergjente të prokurimit, të ndërmarra nga qeveria, duket se nuk kanë ndihmuar shumë. Sipas të dhënave të buxhetit 2023, deri në tetor u shpenzuan vetëm 32% e parave të programuara për këtë vit.

Programi i rindërtimit parashikohet të shkojë përtej vitit 2024. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një përgjigje zyrtare për “Monitor”, pohoi se vlera prej 7 miliardë lekësh që është parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk është e mjaftueshme për të mbyllur financiarisht nevojat e projekteve, që janë ende në vijim.“Referuar projekteve të investimeve në kuadër të procesit të rindërtimit, të cilat janë vijimësi, fondeve të miratuara dhe fondeve të akorduara deri më tani, nevojat për fonde për mbylljen financiarisht të këtyre projekteve, shkojnë përtej fondit të rindërtimit, prej 7 miliardë lekësh, të parashikuar për t’u miratuar për vitin 2024”,- thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pak javë më parë, me një akt normativ, qeveria ndryshoi buxhetin e vitit 2023, duke rialokuar për programin e rindërtimit edhe 12 miliardë lekë të tjera, të cilat duket se kanë shkuar thuajse tek të gjithë njësitë vendore të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Bëhet fjalë për projekte të miratuara më herët në vite, por të pafinancuara.“Referuar nenit 7 të ligjit nr. 84, datë 24.11.2022 “ Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, fondi i rindërtimit, i miratuar për vitin 2023, është përdorur për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme. Kanë përfituar nga fondi i rindërtimit, i miratuar për vitin 2023, të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat janë prekur nga fatkeqësia natyrore, tërmeti i datë 26.11.2019, konkretisht bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Durrës, Krujë, Shijak, Lezhë, Kurbin, Mirditë, si dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Ministria e Brendshme, në cilësinë e njësisë zbatuese”- nënvizon MIE.

Rindërtimi, 730 milionë euro nga 2020 deri në nëntor 2023

Prej fillimit të vitit 2020 e deri në nëntor 2023, shpenzimet faktike për rindërtimin, programin më të madh që ka zbatuar ndonjëherë një qeveri në vendin tonë, ishin rreth 80 miliardë lekë ( 730 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave. Ky program nisi në funksion të rikuperimit të pasojave që shkaktoi tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 dhe ende vijon me kantiere të hapura dhe mijëra familje vijojnë të mbeten në banesa me qira në pritje të shtëpisë së premtuar. Rindërtimi pati kontraste edhe në zbatim, ku projektet që u menaxhuan nga donatorët përfunduan, ndërsa projektet me mbështetjen e buxhetit vijojnë. Në këtë kontekst, krahasimi është i thjeshtë. Turqia, që u angazhua me një projekt të madh në Laç, përfundoi në kohë rekord ndërtimin e mbi 500 apartamenteve që u kaluan më pas qytetarëve. Më shpejt përfundoi edhe Thumana, ku u ndërtuan 278 apartamente dhe 155 njësi individuale. Pak më shumë se 500 njësi individuale banimi janë përfunduar që vitin e kaluar edhe në rrethinat e Tiranës në zona si Vaqarri, Zall Herri, Ndroqi. Dy lagjet e reja që po ngrihen në kryeqytet lidhur me rindërtimin, siç është “5 Maji” dhe “KombinArt” janë ende në proces. Në Durrës, deri më tani, kanë marrë një banesë të re 331 familje, por më të shumtë janë ata që ende nuk e kanë marrë një të tillë dhe që pritet të transferohen në Spitallë, ku punimet vijojnë.