Një 7-vjeçar ka humbur kontaktet me familjes e tij në qytetin e Burrelit që prej mesditës së sotme.
7-vjeçari, i quajtur Makeljan Buci, nga fshati Shëlli, që prej orës 13:00 nuk ka shkuar më në shtëpi.
Sipas raportimeve të policisë, 7-vjeçari do nisej për në qytetin e Burrelit rreth asaj ore me furgon.
Ndërkohë, shoferi i furgonit, ka konstatuar se Madeljani nuk është paraqitur. Pas denoncimit të familjes, nisën menjëherë kërkimet për të miturin.