Dy marokenë kanë rënë në prángat e pòlicisë së Tiranës pasi dyshohen si autorë të disa vjèdhjeve. Ata janë identifikuar si Nouredin Boulan 23 vjeç dhe Hysein Albasari 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Thuhet se dy të rinjtë kanë kryer vjèdhje në zonën e Ali Demit dhe në Rrugën e Barrikadave.
Në kuadër të operacionit “Befasia” janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjèdhura dhe një sasi parash. Marokenët dyshohen si autorë të disa vjèdhje telefonash dhe bizhuterish. Pòlicia njofton se në një nga rastet, ata i kanë vjòdhur me dhùnë sendet personale edhe një siriani me inicialet M. H. 30 vjeç.
Gjatë kontrolleve në banesat e autorëve u gjetën një shumë parash, bizhuteri, ora dore, celularë dhe sende të tjera.