Ballina Politikë Dhuna ndaj të miturit, reagon Meta: Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, dëmtohet...

Dhuna ndaj të miturit, reagon Meta: Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, dëmtohet imazhi i Policisë

286
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dhunën që disa punonjës policie ushtruan ndaj një të mituri dje në kryeqytet.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit ka dënuar aktin, ndersa theksoi se kjo sjellje dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit.

Meta i bën thirrje Policisë që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të saj.

REAGIMI I METËS
Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë.

Dhuna ndaj të miturit, reagon Meta: Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, dëmtohet imazhi i Policisë

16 Maj, 2020 17:26 |

Meta Ilir

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dhunën që disa punonjës policie ushtruan ndaj një të mituri dje në kryeqytet.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit ka dënuar aktin, ndersa theksoi se kjo sjellje dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit.

Meta i bën thirrje Policisë që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të saj.

REAGIMI I METES
Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë.

Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit.

Veçanërisht sjellja e çdo institucioni shtetëror përkundrejt të miturve në këto kohë të vështira duhet të garantojë ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë dhe respektimin e masave kufizuese, dhe jo ushtrimin e forcës policore.

Në respekt të sensibilitetit të madh shoqëror që ka shkaktuar me të drejtë kjo ngjarje, apeloj zbardhjen e menjëhershme dhe me transparencë të saj dhe nxjerrjen pa zvarritje të mëtejshme të përgjegjësive ligjore.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të saj, si dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo autoritet.

Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 16. Mai 2020