Manastirliu rikujton qytetarët: Ja çfarë do të hapet nga data 1 qershor

509
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke filluar nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por sipas saj duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social.

Postimi i plotë

Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.

Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.

Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.

Hapen kopshtet dhe çerdhet.

Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit.

Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë.

Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.