Këshilli Politik nis mbledhjen

53

Sapo ka filluar mbledhja e Këshilli Politik në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

Mësohet se në fillim kanë mbërritur ekspertetët e partive politike dhe ndërkombëtarët, më pas palët Oerd Bylykbashi nga PD me Petrit Vasili nga LSI, Damian Gjiknuri i PS dhe në fund Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.

Sot është afati i fundit deri në 24:00 për të mbyllur marrëveshjen për “Zgjedhoren” dhe presioni ka qenë i lartë ditët e fundit nga ndërkombëtarët.

Ndonëse na ndajnë pak orë nga finalizimi ose jo i saj situata nuk duket të jetë e qetë dhe palët që duket se janë larg akordit të paktën në 2 pika, atë të identifikimit biometrik dhe reformimit të administratës zgjedhore.

Partia Demokratike kërkon identifikimin biometrik, që sipas saj është e vetmja garanci që kutitë e votimit nuk do të mbushen me vota jo reale, por PS nga ana e saj thotë që teknologjia të mos përdoret në të gjitha qendrat e votimit, pasi nuk ka garanci nga teknologjia.

Depolitizimi i administratës zgjedhore është një tjetër pikë ku palët mbajën qëndrime shumë të ndryshme nga njëra tjetra. Mazhoranca kërkon depolitizimin e plotë, ndërsa PD ka kërkuar që komisionerët të ndahen 3 me 3, ndërsa 1 të jetë i pavarur.