Sa më e lartë të jetë shtypja e nje e populli aq më i madh është reagimi i tij për të ruajtur lirinë. Shqipëria shumë shpejt po ndjen humbjen e lirisë në një shoqëri demokratike vetëm pas 32 viteve të një pluralizmi politik, që tashmë regjimi autokratik po e shkatëron nga themelet.
Kjo klikë sunduese arriti që duke kapur institucione, duke prishur balancat e pushteteve, kapur drejtësinë, shkatërruar shoqërinë civile si dhe presion e kontroll të mediave të lira, të instalojë një regjim Putinesk në Shqipëri.
Ky regjim nuk njeh vlera dhe principe por ka vetëm interesa për të mbajtur pushtetin dhe për tu pasuruar.
Ai e konsideron Shqipërinë një terren gjeografik, një treg ku ata mund të bëjnë cdo gje, ku Shqiptarët nuk kanë rol për të zhvilluar dhe prosperuar vendin e tyre, ku krimi balancon rendin, ku oligarkët pasurohen ndërsa populli vuan në kufirin e varfërisë ekstreme, ku Shqiptarët largohen nga vendi I tyre se nuk kanë më shpresë për të ardhmen.
Në këto kushte të një zemërimi të madh popullor ndaj keq administrimit, abuzimit me pronat publike, vedhjet massive me PPP, inceneratorët, konçesionet e patenderuara, populli po ndjen nevojën për të rikthyer demokracinë dhe të ndjehet I lirë nga kjo zgjedhë që po i merr frymën.
Në këto kushte kritike për të ardhmen e kombit shqiptar lindi Partia e Lirisë, si nevojë për të sjellë shpresë dhe të punojë për një ndryshim.
Partia e Lirisë lindi si lëvizje popullore për të mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin ligjor, kur autokratët shqiptar po përpiqeshin të shkatërronin dhe të kapnin edhe institucioni e fundit Kushtetues të vendit, atë të Presidentit të Republikës.
Lufta parimore dhe e drejtë e Ilir Metës u bë bërthama e kësaj lëvizje kombëtare për drejtësi, mbrojtje te Kushtetutës dhe Shtetit Ligjor.
Sot Partia e Lirisë është një nga partitë kryesore të Frontit Opozitar për kthimin e lirisë në shtetin dhe shoqërinë Shqiptare: -Liri për qytetarët për të përcaktuar të ardhmen e tyre, liri për rininë që nuk ka prespetivën dhe dinjitetin e duhur.
Pas dy ditësh Partia e Lirisë ka Konventën e saj të parë për të ngritur Shtëpinë e Lirisë në të gjithë vendin.
Mesazhet e saj të mëdha janë Referendumi ose Demokracia direkte e popullit që ky të jetë zot I fateve të tij dhe një Shqipëri demokratike për rininë Shqiptare, ku të rinjtë të gjejnë kushte dhe të përkushtohen për ndërtimin e Shqipërisë moderne.
Partia e Lirisë është një lëvizje e gjerë që frymëzon dhe ngreh frymën për ndryshim.
Sa më e fortë të jetë fryma aq më e shpejtë është fitorja ndaj diktaturës së re.
Një gjë është e sigurtë: Fryma e Lirisë nuk mund të ndalohet më.




















