Manastirliu: Plani i hapjes do të jetë me katër faza

360
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i ka dhënë përgjigje pyetjes se kur do të rinis jeta normale në Shqipëri.

Manastirliu theksoi se plani i hapjes do të jetë me katër faza.

Sipas saj, përparësi kryesore kanë ato aktivitetet, të cilat kanë impakt pozitiv në ekonomi dhe gjithashtu një risk të ulët për përhapjen e pandemisë globale të Covid-19.

“Na rezulton se kemi mbi 100 vatra aktive në të gjithë Shqipërinë. Numri i shtrimeve në spital është i qëndrueshëm. Bazuar në këtë vlerësim dinamik, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar planin për lehtësimin e masave. Ky plan bazohet në disa kritere si; kriteret epidemiologjike dhe kriteret spitalore. Plani cakton që të hapen aktivitetet me më shumë efekt në ekonomi dhe më pak risk. Çdo hapje do të këtë protokolle strikte. Lehtësimi do të ketë katër faza, sipas udhëzimeve të hartuara nga OBSH-ja. Për monitorimin e masave po ngrihet Task-Forca për të monitoruar situatën. Çdo biznes duhet të zbatojë me përpikëri masat. Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin në e-albania dhe ta afishojë atë në ambientet e punës edhe të njihen punonjësit me këto rregulla”.