Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, Berisha bllokon foltoren dhe futet live në Facebook: Silleni këtu Edi Ramën

50
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën.

Berisha u fut live në rrjetet sociale duke thënë se nuk do të tërhiqen pasi kanë detyrim për sigurinë kombëtare si vend i NATO-s.

“Ne kemi detyrim për sigurinë kombëtare si vend anëtar i NATO-s, si vend partner i SHBA-ve të bëjmë transparencë të plotë të lidhjeve të Edi Ramës me McGonigal. Nuk e shpëton dot Edi Ramën. Sot ai nuk shpëtohet. Silleni këtu”, deklaroi ai.