Po sikur të mund të analizonit të gjitha gjërat që bëni çdo ditë për të kuptuar se cili aktivitet ndihmon më mirë trurin?
Një studim i ri u përpoq t’i përgjigjej kësaj pyetjeje duke vendosur disa monitorë aktiviteti në kofshët e gati 4,500 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke ndjekur lëvizjet e tyre 24-orëshe për shtatë ditë.
Studiuesit arritën në përfundimin se njerëzit që shpenzonin “madje edhe sasi të vogla kohe në aktivitete më të forta – nga 6 deri në 9 minuta – krahasuar me uljen, gjumin ose aktivitetet e lehta, kishin rezultate më të larta përsa i përket shëndetit të trurit”, tha autori i studimit, John Mitchell.
Aktiviteti fizik i moderuar zakonisht përkufizohet si ecje e shpejtë ose ecje me biçikletë ose vrapim lart e poshtë shkallëve.
Lëvizjet e forta, të tilla si kërcimi aerobik, vrapimi, noti dhe ecja me biçikletë në një kodër, rrisin rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.