“Edhe për të rregulluar dhëmbët e kam shoqëruar”, Xhixha paralajmëron të bëhet i penduar: Dumani kishte prokurorë në SPAK që e mbështesnin

79
Sigal

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pasur tension mes të arrestuarve, ndaj Nuredin Dumanit.

Ka pasur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.

Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

“Di çdo gjë për Nuredinin edhe për të rregulluar dhëmbët e kam shoqëruar. Ju them vendet shkoni dhe i verifikoni. Kishte prokuror në SPAK që e mbështesnin”, ka thënë më tej ai.