“Shtëpi bari” dhe arsenal armësh, jepet masa e sigurisë për 46-vjeçarin nga Shijaku

96
Sigal

46-vjeçari Fredi Krasniqi që u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak i është dhënë masa e sigurisë.

I paraqitur në Gjykatën e Durrësit, Krasniqi është lënë në arrest me burg. Gjatë seancës së sotme, Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale.

Ndërkohë që nga operacioni i policisë është shpallur në kërkim dhe vëllai i Fredit, Selman Krasniqi, i cili dyshohet se ishte bashkëpunëtor në shtëpinë e barit e hapur në vilën katër katshe. Por mësohet se 43-vjeçari nuk ndodhet fare në Shqipëri, por dyshohet se është larguar drejt Italisë.

Dy ditë më parë në dy katet e fundit të një vile katër katëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.

Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale.