Berisha mesazh nga Kuvendi. Rama i përfshirë në aferë korruptive me ish zyrtarin e FBI-së

98
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se kryeministri i Shqipërisë dhe këshilltarët e tij janë përfshirë në aferë korruptive me një nga njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë në SHBA.

Teksa fliste në foltoren e Kuvendit Berisha rrethohet nga deputetët e PD, mbështetës të tij ndërkohë që garda u afrua pranë tyre për të shmangur ndonjë incident.

“Shqipëria gjendet në epiqendrën e një cikloni. Që do të poshtëronte çdo vend të madh. Kryeministri i Shqipërisë dhe ministrat e tij, këshilltarët e tij janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njëri prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive në SHBA për sigurinë e këtij vendi dhe vendeve të lira”, tha Berisha.